Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

MONOPATI

Nuk e di nëse është vend lulesh erëmirë,
nëse është qylym e dyshek krevati,
fushë e mbushur me aromë e trendelinë,
vend i shtruar për buzët edhe poshtë nga shtati…

Aty ku shplodhet e rimbushet shpirti im,
aty ku papritur çel syri e fillon të qaj si krua…
Aty ku puthjet kafshojnë buzët pambarim,
aty çelin lulet e ngjajnë veç me ty dhe mua!

 

SYRGJYNIMI

Na degdisën nga vendi i nënës,
na flakën larg, shumë larg…
Na lanë tërë kohën me zemër të vdekur,
me lot të shqyer, me lot të vrarë…
Për të qenë gjithmonë larg, shumë larg…
Për të pasur në retë e xhunglës
edhe litarët e Tarzanit
të hedhur rreth qafës,
për të penguar lëvrimin e frymës
nëpër fyejt e hundës…

Na ngjeshën mbi karroca të vjetra,
në gomone të çara,
pa frymë e shpëtim…
Na ngjizën në kaike të ndryshkura,
na flakën Mesdheut të hapur,
nën “kujdesin” e peshkaqënve
të bardhë e të zinj…

Na shtruan përpara brumbuj e llumra,
pa peshuar lëndimet e dhimbjet,
thellë në pore pambarim.
Na degdisën nëpër xhungla,
me krahë të thyer, këmbëthyer,
netëve pus të thella,
pashpresë e shërim…
Na hodhën në gojëra ujqërish,
në gojëra luanësh të uritur,
ku era e gjakut të mpiksur
kundërrmonte xhunglat
e ndillte sorrat për ushqim…

Na luftuan njëlloj si ujqërit
e sot na kafshojnë
si çakenjtë në mugëtirë…
Na syrgjynosën larg, shumë larg,
pesëqind vjet nga ti…, atdheu im!
Dhe mos harro, se pjella më e keqe
janë dhe mbeten ca kokrra jezitësh,
dalë nga barku yt në kohë karnavalesh,
për të thithur e për të prerë
pjesën e fildishtë e të pastër,
nga trupi yt në lëngim…,atdheu im!

 

ERA M’ I PRISHI FJALËT

Fjalët m’ i ngatërroi era,
me gjërat e bukura!
Me flokët e tu,
me sytë e tu,
me buzët e tua…

Nuk e mora vesh asnjëherë,
pse u ndjeva kaq mirë
dhe me shumë fat…
Për t’ i puthur këto petale
vetëm një herë ,
botën krejt do e falja,
te kjo zemërartë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s