Poezi nga Xheni Shehaj

Poezi nga Xheni Shehaj
 
 
Unë e njoh dashurinë
 
Unë ia njoh erën dashurisë,
aromën e lehtë që qenien time deh.
Ngjyrat ia njoh,
reflekset, nuancat,
i kam para sysh si tablo
të gjallë.
Buzëqeshjen që shpirtin i vesh,
dhe ëndrrat e çdo stine,
kaq mirë ia njoh.
Trillet, çmendurinë,
ataket epileptike
që çdo mbrëmje i vijnë si me porosi,
ia duroj asaj.
Xhelozinë që natën
çirret e thërret emrin tim
sa shumë ja dua!
Unë e njoh dashurinë!
Jo atë që njeh ti!
Atë anemiken të veshur në gri.
Unë njoh të madhërishmen e sublimen dashuri!
 
 
Heshtja flet
 
Ajo heshti.
Buzët iu kyçën.
Fjalët u humbën.
Mendimet i fluturuan në të tjera dimensione.
Heshtja e pushtoi të tërën.
I mbiu kudo; në sy, duar, flokë, shpirt.
Ajo heshti dhe në heshtje fliste.
Fliste me shpirt, me sy.
Heshtja i depërtonte nga shpirti drejt
syve të kafenjtë.
Dhe nga aty kthehej në fjalë.
Sytë e saj flisnin, rrëfenin.
Shpirti i saj nxirrte fjalët më të bukura
përmes heshtjes.
Heshtja e saj fliste.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s