Poezi nga Manushaqe Toromani
RRUGË E GJATË
Këpucët, ato më të lehtat do vesh
Rruga e gjatë këmbet mund të mi vrasë
Diku në një kodër është një pemë e thatë
Do ndalem të më bëjë hije trungu i saj.
Kur të jem shplodhur do marr të tatëpjetën
ngadale do i’ a nis, po s’ di si do më marrë,
si të zbres, aty kalon lumi
do zhytem të lahem, nga pluhuri që mbaj.
Përballë një lëndinë
Do mbledh dhe ca lule
Kurorë t’ ia bëj vetes,
të më duket princeshë.
Ja kam dhe një mal të zhveshur, tëI thate
Më tutje një pyll I dendur
Do lodhem t’i a dalë
Veç egërsirat, tjetër gjë s’ më tremb,
se kur të kafshojnë
dhe shpirti të dhemb.
MURET NUK DËGJOJNË
Eh, sikur muret
të kishin veshë
do tërboheshin nga klithmat atë natë
në dhomën katër me katër
një dashuri po digjej flakë.
ME SIGURI NATË
Të ishte ditë s’ do të kish ndodhur,
ndaj s’ di
Ty a natës i’ u dhashë.
Vetem mbaj mend që flisja me perënditë
e unë perëndive j’u falem!
NDARJE
Diku në fund të rrugës
ndodhej një i madh gur.
Aty ulur të prisja.
Guri më s ‘është
e kanë marrë e bërë mur.