Poezi nga Rexhep Hoti

Poezi nga Rexhep Hoti

 

Me lëkurën e shpirtit më bie kujtimi

Fjalët i kam mihur gjithmonë me dheun e shkriftë,
Pa çka se liria e qytetërimit më bëri nomad;
Rendin me shat e kryeja i pari në Rrasa,
Djersa më pikonte në ngjyrën e tharë të shkronjave
Dhe nëpër lakesat e tyre më rridhte kuptimi si vadë.

Tash rrallë ik tek ai vend;
Stinët e jetës e kanë vendlindjen aty;
O, s’dua të fryjë nëpër fushën time erë trishtimi;
Malli më ndjek nga pas si një lypsar;
E dhimbja e kohës i zgjat duart e çara,
Tok me lëkurën e shpirtit më bie kujtimi.

Kthehem të ta dëgjoj zërin te Kalaja e Prizrenit;
Atje te Lidhja është Shkëmbi im;
Ah, si kërciste në Urën e Gurit taka jote;
Ma vriste zemrën në shenjë te Rrapi;
E ti më puthje me britma
Gjersa bie me gjoks përmbi!

 

Shpërthekoje dashurinë

Shpërthekoje dashurinë në hapësirat e paprekura,
Ta shijoj copëzimin tim në mijëra grimca,
Si thotë poeti, ah, në atë vend;
Fanarët e rrugëve lë të ndriçohen prej ndjenjave;
Rënkimi i frymëmarrjes sate më le pa mend.

Besoj në shikimin e dashuruar,
S’ka rrëfim ku s’të bëj të pavdekshme;
Si farkëtari i moçëm që i jep hekurit ujë nëpër zjarr,
I shuaj etjen çdo qelize në shpirtin tënd.

E bëra diellin të lindte më herët për ty,
Të besoj natyrshëm e s’e di përse;
E zgjidh konfliktin e stinëve për kufijtë,
Për ty bëhem vagabond, Shën Terezë e Skënderbe!

Dhe kur shtigjet të mos kenë shpresë,
Besim do t’u fal njerëzve udhëtarë;
Do të shfaqem mbi kupolën qiellore për ty,
T’i drejtoj të humburit e dashuruar unë si Ylli Polar!

 

As terri s’të merr…

Koha ikën me ditët pa ty,
Stinët çmenden me paramendim në bukuri;
As terri s’të merr nëpër errësirë tutje,
S’ngarend pa ty asnjë çast i vetëm;
Të kaluarën e ke strukur me dredhi tek unë,
Si një fëmijë bastard të hedhur në rrugë,
Vetë ke ikur pabesisht me një tjetër.

Ma plak të ardhmen time ngadalë,
Ma mbështjellë dhimbjen e holluar gjithandej,
Si një petë të tëholluar nga magjetorja e njohur;
S’ka mbetur asnjë trohë krenari në vajin tim,
Përplasem vërdallë si pula e goditur në cung,
Shkumëzohem si vala gjersa shkëmbin lanë
E kthehet e përhumbur sërish në oqean.

Prapë e dua dhimbjen e kohës së bukur që iku.
Ky çast i ndezur më fanitet si vetëtimë;
Botën dua ta shtrydh në grusht nga zemërimi
E s’kam kurajë ta di që vetë kam faj;
Fatkeq pa fund nën dhé më bën përfytyrimi
Kur që larg më sjell ndërmend aro`mën tënde,
Si të kafshohet ngrohtësia jote me dhëmbë
E unë aty s’ jam më si dikur dashuria e vjetër!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s