Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Lot mbi lotë

Eci në shi,
E teksa ai lag flokun tim,
Rrëshqet në faqe,
E bëhet loti im.

Ngrohtë kam në këto rrugë,
Dhe pse shiu më lag,
E më rrjedh në trup ,
Ashtu i qetë e dalngadalë

Rruget heshtin,
Para ketij mbreti,
Lot mbi lotë,
Dhimbje e shpirtit tim
Lot mbi lotë
Sonte ky shi i zi.

 

Ylli i gëzimit

Balli i rrudhur,
I menduar,
Mendimet e pa rreshtura?
Rëndesë e shumte kjo.

Ah flokët e thinjur,
Borë e rrëshqitur,
Sytë qiell vështrimesh,
E ndërsa mendja univers mendimesh.

Vetullat e ngrysura,
Univers i trazuar,
Qiell i trishtuar,
Heshtje pavdekshme.

Ylli i gëzimit i shuar nga universi i pafund,
Dielli ftoh e s’ngroh,
Rrezet e tij ajzbergje gjigande,
Ninulla e fëshfërimës e borës së rrëshqitur,
Sot legjendë e fshehur.

 

Për të madhin Dritëro Agolli

U shua një dritë
Na iku dhe një tingull
U shtua lart një yll
Qiellit i’u shtua ndriçimi

Dheu sikur u ngushtua
Shumë biseda humbën
Sot tym nuk po del më
Ajo gotë po qëndron vetëm

Fjalen këngë kush do ta bëjë ?
Atë vend kush do e zejë ?
Këngën e bilbilit kush do e dëgjojë ?
Ëndrrën tënde kush do e vazhdojë ?

Fjala e artë na u zhduk
Por ne pas i jemi vënë
Do kërkojmë në çdo skutë
Do t’kërkojmë vënd e pa vënd.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s