Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame ” “Burri poshtë takave të gruas” të autorit Ded Nikoll Luca

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame ” “Burri poshtë takave të gruas” të autorit Ded Nikoll Luca

Autori : Ded Nikoll Luca (Denilu)
Titulli: “Burri poshtë takave të gruas”
Redaktor: Agim Demiri
Ballina: Kosta Raka

Botimi i parë, 2018
ISBN: 978-9928-244-81-9

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shkurt 2018

. CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Luca, Ded N.
Burri poshtë takave të gruas : epigrame / Denilu ;
red. Agim Demiri. – Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 14×20 cm.
ISBN 978-9928-244-81-9

1.Letërsia shqipe 2. Epigrame

821.18 -193.2

Parathënie

“Burri poshtë takave të gruas” Kështu titullohet libri numer 45 i epigramistit dhe shkrimtarit Denilu. Kësaj radhe ka zgjedhur një tjetër karikaturist shqiptar dhe i ka besuar kopertinen. Bëhet fjalë për të famëshmin piktor Kosta Raka. Në shumicën e librave i ka kopertinat nga Agim Sulaj. A e ka ndihmuar kush Ded Nikoll Lucen të botojë 45 libra tek shtëpia botuese “ADA”? Janë katër djemtë e tij që e mbështesin. Adhurimi pa mbështetje është flluskë që shpërthen e zhduket. Epigramisti Ded përballet me shfrimet që gëlojnë brenda vetes dhe nuk përpiqet t’i shtypë, t’i ndrydhë, por i lëshon lirshëm, i shprehë me artin e fjalës. Jeta është përplot me ngacmime. Këto ngacmime dalin si këngë që lëvrojnë shpirtin dhe këndohen në vargje.
Syri 60 vjeçar i Denilu sheh përtej, veshi 60 vjeçar dëgjon edhe kur nuk ka zë, shqisat janë tendosur dhe shkaktojnë kontraktimet e fjalëve që i përzgjedh dhe shpesh i shkrin në vargje, Të gjitha epigramet më të spikatura kanë element vetëdijen se, edhe kur nuk “përmbahet”, është i sinqertë drejt asaj kah shkon arsyetimi. Dashuria e Denilusë është ndjenjë dhe jo opinion, është vetëdije dëshire dhe jo shpërthim instinkti. Shpesh ndeshemi me emocionin se kufijtë e përjetimeve në jetë janë të paarritshme plotësisht.

Ded Nikoll Luca

Njeriu është poezi deri sa ka ndjenja dhe mendime. Këtë tezë Ded Nikoll Luca e qëmton në tërë qenien e vet dhe e përgjithëson në mbretërinë e ndjenjave. Dashuria e njeriut nuk është subjekt “lufte” për të realizuar dëshirën, cilado e sidoqoftë ajo. Deden nuk e dallon dot se më shumë ka ndjenjë apo mendim. Të dyja përbëjnë epigramin me tipare gjuhe disi të veçantë, jo përzgjedhje sa për të thënë, por në funksion të natyrës poetike të autorit. Dhe kjo të shtyn t’i lexosh më me vëmendje vargjet. Dhe nuk orvatet të mrekullojë atë që do të lexojë, por i thotë “ky jam unë, Deniluja dora vetë”. Përse Deda e bën këtë? As për t’i bërë të vështira epigramet të kuptohen, se pastaj nuk do të ishin më epigrame, por as që të merren shkel e shko. Vargjet dergjen vetvetishëm, origjinale sipas integritetit poetik që ngërthen qenien e vargjeve.
Mendimet që shpreh (natyrisht me emocion) nuk i “diskuton”: me askënd dhe as nuk i fshehë me ndonjë farë figure abstrakte, por as nuk druhet nga jeta dhe përjetësia. Qartësia, si pikëpamje, mbizotëron dhe kjo e bën vargun e tij fluide të perceptohet dhe ndjehet. Mund të kërkojmë edhe gjakftohtësi, pra racionalizëm. Pothuajse nuk ka. Nëse për poezinë është thënë se është arti i “të thënit të të pathënshmes”, atëherë në epigramet poetike tè Dedes shpesh kemi rastet e të “thënit të të pathënshmes”.

 

Ismet Tahiraj, poet nga Kosova

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s