Errësira rrotullohet rreth errësirës… / Poezi nga Fatime Kulli

Poezi nga Fatime Kulli

 

Errësira rrotullohet rreth errësirës…

Mes diellit në kafazin e drunjtë
përpëlitem si re e ngrirë
për të shtjelluar qetësinë….
Qetësia mundohet paqetësisë
shpresë e shprishur, pritja…
gënjeshtra transferon gënjeshtrën…

Lëngon dita e bardhë e drejtësisë:
për dashuritë e humbura,
për zogjtë e lemerisur e degdisur
me diellin e gjakosur ndër duar…
Për fëmijët e vrarë në bark të nënave
nga dora e mizorëve më mizor…

Nga toka e Paramithisë së përgjakur,
dëgjohen ende në vesh të shurdhër,
zëri i pulëbardhave me ulërima e vaje…
Shamibardhat me tumane me ojna
mbledhin luledhimbje nëpër varre,
pëllumbat kanë humbur vendtakimin…

Ankthi… ankthet janë plakur të përgjakur
askush s’i ndjen, askush s’i sheh…
veç debatet bilbilojnë në ekrane,
që lëndojnë edhe të vdekurit nën dhè….

Errësira rrotullohet rreth errësirës
nën të sillen shpirtra të pa shpirt…
Ndërgjegjja e politikës së vjetër
mbyllur në dhomëza të dhëmbëzuara…

Po Burrat e Politikës së Re,
kur do madhërohen
me fjalimet e tyre pa grykësi për drejtësi?
Kush do kremtojë kremtimin e paqes,
në vendin e masakrave më çnjerëzore
në tokën më të lashtë, atje, në Çamëri???

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s