Kalendari poetik: Nguyen Chi Thien (1939-2012) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nguyễn Chí Thiện

Kalendari poetik: Nguyen Chi Thien (1939-2012)

U lind më 27 shkurt 1939 poeti disident vietnamez që kaloi në burgjet politike të Vietnamit komunist 27 vite të jetës. Dy vitet e para të burgut i bëri kur ishte student, në vitin 1960. Regjimi komunist u mësonte nxënësve në shkollë se Japoninë në luftën II Botërore e mundi Bashkimi i lavdishëm Sovjetik. Nguyen u ngrit në mes të klasës e tha që Japoninë e mundi SHBA, pasi hodhi bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Pas burgut të gjatë, në vitin 1995, u lejua të mërgonte në SHBA, ku ndërroi jetë më 2 tetor 2012. Ja një poezi e tij për nënën, për të gjitha nënat e të burgosurve politikë (edhe për të paharruarën, nënën time të shtrenjtë):

NËNA IME

Nëna ime në festa dhe përvjetorë
Vetëm bashkon duart dhe lutet me orë.
Ka veç një fustan, ngjyrë shafran, të vjetër,
Ah, ato ditë doja të vishte tjetër.

Vuajta nga padrejtësitë në jetën time,
Ndaj nën’e shkretë duhej të lutej shumë,
Bir’i saj i vetëm mbeti në burgime,
Prandaj dhe asaj i rridhnin lotët lumë.

Pranë teje i vogël ndjehem dhe kaq mirë!
O nënë, ti më jep kaq shumë dashuri!
O nënë, tani kam vetëm një dëshirë
Dhe është të mos jem më kurrë larg nga ti!

Për birin tënd në burg, në xhunglën e paanë,
Të shikoj tek i lutesh Zotit të Botës
Me të vjetrin fustan ngjyrë shafran që mban
Dhe papushim qan, qan dh’e bën qull nga lotët.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s