Poezi nga Engjëll I. BERISHA

Poezi nga Engjëll I. BERISHA
 
 
JI VETVETJA
 
Të jesh vetvetja, mbase, nuk të lënë të tjerët
është një asgjë prej një rregulli të çuditshëm
i pashkruar e pa vullnesën tënde
një memorandum i heshtur për hir të hipokrizisë
të tjerët ta vizatojnë në shteg të ballit vetveten e tyre
ta demarkojnë kufirin e ta miklojnë dredhinë
të bëjnë rob e të varin në hundën e vetë
deri sa ta shohësh vetën i lagur në agoni
si në ëndrrën duke i ikur ariut të uritur
 
kur nuk je vetvetja
të kapë mjerimi i qenies sate
mallkon pastaj vetveten lakuriq
ikë nga hija jote ku ta vret guximin
 
kur nuk je vetvetja kurrë nuk e thua të vërtetën
shqisat marrin erë e bëjnë lemeri
të tradhton bebëza e syrit e ngjyra e zërit
edhe ata, të tjerët, ta lexojnë këtë trill të moçëm
ky trill ka lindur bashkë me njeriun
dhe eci më shpejtë se ai
 
kur të shkosh përtej iluzioneve
e ta kapërcesh përçmimin
sado i butë të jetë shikimi i të tjerëve
prej atyre që nuk bëjnë punë tjetër
përpos dredhive
nuk do të doje asgjë prej faqes së dheut
pos ta takosh edhe njëherë vetveten
mos e humb pastaj mos e braktisë
ji vetvetja
aty je ti.
 
 
 
 
FJALA
 
Në lumturi vare mendjen deri atje
sa e ke peshën e fjalës
muzikë e helm prodhon fjala e dalë
 
në turmë shtrije zërin deri atje
sa ta mban gjuha
miqësi e armiqësi gjuha reflekton
 
në vetveten tënde mos u pajto
vetëm me heshtjen
lumturinë e butësinë mendja ta ruan
 
në fatkeqësi zbraze vrerin deri aty
sa ta përpijnë të tjerët
qetësi e siguri janë te fjala e rrallë
 
fjala ngjizë edhe mendjen shterpë
vlon nga brenda e fryn nga jashtë
fjalën e ëmbël e gatuan mendja e shëndoshë
 
mos harro se para krismës doli fjala
më e shpejtë se plumbi
më e sakta është fjala, – e para ishte fjala.
 
 
 
 
MASHTRIM I MIRË
 
I rrëshqiti mendimi si në lajkë
apo i dehur ishte poeti
femrën e pagëzoi gjini e bukur
dhe e tillë deri më sot mbeti
 
i besojë imagjinatës së vetë poeti
apo dashuronte fjalët e tij
dhe vasha e la në ters
një gotë verë mbeti ta pijë
 
i kallur në shqisa
apo i rrëmbyer poeti
kushedi, pa një ëndërr
ra në lajthitje i shkreti
 
 
 
 
MASHTRIM MËKATARË
 
Vashës iu varë buza në degën e pemës
me mëkat matej fjala e dashurisë
të gjitha ia pa poeti
nën hijen e butësisë
 
i fshiu buzët vasha me mollën e kuqe
e futi në gji
i tha poetit ruaje kopshtin
ç’faj ka ai kur mëkati i ra përmbi
 
vasha besnike e ruante pemën e dashurisë
në kopshtin e pabesisë
i mori një mollë poeti i virgjër
dhe kurrë nuk u mur veshë
a e polli natyra
apo mendja e kafshoi mëkatin.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s