Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Puthja e atdheut” të autorit Ded Deda

Shtëpia Botuese  “ADA” publikon vëllimin poetik “Puthja e atdheut” të autorit Ded Deda

Titulli: Puthja e atdheut
Autor: Ded Deda

Redaktor: Vasil TABAKU
Korrektor letrar: Jonida KARAJ

Botimi i parë, 2018

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati: 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shkurt 2018
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Deda, Dede
Puthja e Atdheut : poezi / Dede Deda ;
red. Vasil Tabaku.
– Tiranë : Ada, 2018
128 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-69-7
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

DEDË DEDA, NJË POET ME VLERA ORGJINALE DHE I ÇILTËR

Parathënie për librin poetik “Puthja e Atdheut” të autorit Dedë Deda.

Në udhëtimin e vet poetik, poeti Dedë Deda, shënon arritje të dukëshme cilësore, sa orgjinale aq dhe të realizuara artistikisht. Ai vjen para lexuesit me këtë libër të ndjerë, mjaft I sinqert dhe atdhetar. Zëri I tij poetik, krijon jehona mjaft të fuqishme të zërti të brendëshëm të atutorit, të koordinuara mjaft bukur me zërin e sinqert të Atdheut.Një vështrim mjaft njerzor, I ngarkuar me emocione të fuqishme, me dritë të brendëshme njerzore, me thirrjet e njeriut të larguar prej vitesh nga Atdheu në mërgim.Duke përjetuar mjaft thellë dhimbjen e largësisë nga Toka e Atdheut, nga gjiri I ngrohtë e fisnik I nënës dhe nga vendëlindja, poeti Dedë Deda, shprehet përmes një poezie metaforike ku dallohet malli, dashuria, dhimbja dhe forca për mbijetesë.

Ja pra erdha në mesin tuaj
Si një shpirt i tretur diejëve
Kurr nuk gjeta atë që dua?
Dahsurinë e vet qiejëve..

Autori Dedë Deda, kërkon nëpër hapsirat e Atdheut, portretin e NËNËS së vet dhe I kërkon falje për largësinë që sjellë mërgimi I hershëm, po ashtu ai këngëson në shpirt dashurinë e tij, vashëzën e ciltër dhe të freskët si një lule, që prêt dhe prêt ktghimin e tij, por jeta natyrisht thot poeti është e vështirë, e ashpër dhe kërkon sakrificë, durim dhe forcë, vullnet dhe durim. Poeti përjeton me mjaft fisnikëri dhimbjen e të qënit larg Atdheut, larg NËNËS dhe larg dashurisë së vërtetë.

Aty
është
puthja e thinjur e nënës
Dashuria e parë
E vajzës që rend
Për të kapur ikjen tim

Në universin e tij krijues shpërthen thirrja mjaft njerzore dhe e sinqertë për bashkim kombëtar, për unitet dhe për të punuar të gjithë në interest ë vendit, kombit dhe paqes.Poeti është padyshim një misionar I madh I paqes, lirisë, dashurisë dhe bashkimit kombëtar.Zemra e tij e madhe e fisnike kërkon zërin e ngrohtë të popullit të vet, kërkon përqafimin e ëmbël të dashurisë dhe bekimin e shenjtë të NËNËS. Dhe poeti këto I ka të gjitha, ato shëndrrohen në një lajtmotiv të fuqishëm të shpresës dhe ëndërrës së tij të madhe.

Emrin tënd e kam shkruar
Aty në faqe, të zemrës sime
Ti gjithnjë, mbetesh për mua
Një aromë trendeli
Poeti Dedë Deda, ka stilin e vet të rrjedhëshëm krijues dhe është mjaft orgjinal dhe I sinqert. Brenda tij rrjedhin lumenjtë e dritës së pastërt të Atdheut dhe shëndrit dielli I fuqishëm I Shqipërisë. Në zëmrën e tij të madhe e fisnike ka vend për dashurinë e vërtetë dhe të pastër si dhe gjithë qënia e tij shëndrrohet në një përqafim madhështor për NËNËN e dashur e të rrallë.Poeti Dedë Deda, ka në poezinë e vet, mjaft ngrohtësi njerzore, nga ku merrë jetë një poezi e bukur, e pastër dhe e shëndritëshme.

Të gjithë kemi nga një zemër
Edhe formën të njëjt e kemi
Kush më thot a ka një emër?
Me gojë ti flasim diçka ti themi

Një poet si Dedë Deda është I vecantë dhe me mjaft interes edhe për vet faktin se vjen nga një përvojë jetike mjaft e larmishme, e vështirë dhe me një botë shpirtërore tepër të thellë e të pasur.Ai di mjaft mirë të përciell në zemrën e lexuesit, mallin, fisnikërinë, dinjitetin, trishtimin dhe dhimbjen, por njëherësh ai I ngre një përmendore të mrekullueshme NËNËS, këtij idhulli të jetës dhe dashurisë njerzore. Poezitë për nënën, Poeti Dedë Deda, I ka ndërtuar të gjitha mbi bazën e një malli të parrëfyer dhe tronditës, ku shpaloset me mjaft mjeshtëri dashuria për NËNËN e cila një mërgimtari I fal shpresë, dritë dhe forcë për të punuar dhe jetuar muijëra kilometra larg Atdheut dhe NËNËS.

Në zemër
Kam puthjen tënde Atdhe
Zjarrin e dashurisë pakufi
Ndërsa ikja larg, larg
Malet dhe deti,
qielli dhe dielli
Flinin brenda syve të mi…
Aty është
puthja e thinjur e nënës

Një shfaqje mjaft interesante dhe e mrekullueshme është edhe bota e dashurisë së poetit, me zemër të plagosur, ku shpesh dhimbja ndërton folenë e saj të larë nga lotët, por shpejt, poeti na sjellë triumfin e një dashurie të vërtetë dhe të bukur, të shumngjyrtë dhe plot dritëzime ku shfaqet buzëqeshja e magjishme e vashëzës së bukur si pika e vesës. Poeti ndërton një univers të tëra dashurie përmes pozive të tij të bukura me një figuracion të ngrohtë dhe tingëllues. Poeti I jep dashurisë njerzore një dimension të ri dhe domethënës.

Hapeni portën
Jam unë mergimtari
Udhtova gjithë natën
Për ju më dogji malli

Në poezinë e autorit Dedë Deda, ndjehet mjaft natyrshëm edhe origjina e tij nga Veriu I mahnitëshëm, ku vargjet shpesh gërshetohen me rapsoditë e mrekullueshme të popullit të Veriut. Poeti Dedë Deda, ndërton kështu ura lidhëse mes eposit popullor dhe ligjërimit të tij poetic artistic.Mendoj se kjo është një vecori tjetër dalluese e këtij autori orgjinal dhe me vlera të spikatura në poezinë e re shqiptare. Autori është mjaft I sinqeert, I ngrohtë dhe mjaft bindës në vargjet e tij poetic me ritëm dhe kadencë të brendëshme, me një gjuhë të pastër dhe të shumngjyrëshme, kun ë të gjithë shpërfaqjen e saj dominon sinqeriteti, drita e brendëshme shpirtërore dhe forca e madhe bindëse dhe njerzore. Dedë Deda vjen në poezinë shqipe mjaft I vendosur për të ecur përpara me një krijimtari të spikatur dhe domethënëse.

Do të vij Atdhe
Do të vij
Të bëhem kënga jote
Malli yt
Dhe dashuria e madhe
Të të flas shqiptarisht
Dhe shqiptarisht
Të ndërtoj
dashurinë time prej BIRI…

Dede Deda si poet është tepër I lexueshëm dhe I prekshëm, ai është sa I natyrshëm, aq dhe orgjinal, sa I sinqert aq dhe cilësor.Dramat e tij jetike, janë shëndrruar të gjitha në poezi që të bëjnë për vete dhe të krijojnë një tablo mjaft interesante të realiteteve të sotme shqiptare.Poeti Dedë Deda, godet ashpër fenomenet negative të jetës, ai kërkon reflektimin njerzor dhe m bi të gjitha një këndvështrim bashkëkohor dhe solid për një bashkim gjithkombëtar dhe paqeje të vërtetë, larg mashtrimit dhe se keqes. Poeti Dedë Deda, është padyshim një krijues me mjaft interesa të larta njerzore dhe që kërkon me ngulm triumfin e së mirës, e paqes, e diturisë dhe dritës së shpirtit të madh e fisnik shqiptar.

 

Nga: Vasil TABAKU
Tiranë 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s