Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

Metamorfoza Absurde

Vëndet në parajsë janë zënë
nga shejntorë me të shkuar…,
e mëktarë me të ardhme pa fund.

Vetëm ferri ka mbetur i lirë
për naivë e ëmdërrimtarë,
njerëz të thjeshtë si unë.

Nuk mërzitem për këtë,
gjithnjë e kam pasur zët pezmën
që plehron frikën ndaj çdo lumturie.

Ndaj kryelart e pranoj ferrin,
(nuk them me gëzim)
por më mirë atë
se një jetë pas një mburoje paftyrësie.

çmë duhet një fytyrë e qeshur,
kur shpirti më vlon
nga urrejtja plot vrer!

çmë duhen veshjet e shtrenjta
vezulluese, ose me stof butë,
kur poshtë tyre fshihet lakuriqësia e ndyrë!

Unë jam i shëmtuar… njeri,
ngjizur nga instikte kafshërore,
e lindur përlyer me gjak e lëngje truporë.

Më duket qesharake e gjithë kjo lodhje,
as Kafka nuk e kish menduar thellë,
metamorfoza më absurde është
të kthehet njeriu në shenjtor…….

 

Teatër lëvizës

Nuk ka asgjë të re
në këtë botë moderne
me kohë të plakur.
Nuk habitem më nga asgjë
në këtë mbipopullim të përgjakur….

Nuk më friksojnë kërrcënimet,
me tmerre e me vdekje,
ferrin që rrezikoj
parajsën që humb,
ka mijra vjet po e njëjta shfaqie
e teatrit lëvizës,
të botës së ndalur në dhunë…

Nuk derdh më të pavlerë lot,
ujë të kripur deti ka plot.
Vajtimet një ditë do shteronin,
shkretizmin…,
askush nuk e ndal dot.

Nuk më habit as grykësia,
nuk i urrej vdektarët e gjallë,
edhe unë jam një prej tyre,
veçse s’kam fat,
s’kam gjetur asgjë për ta marë.

I respektoj gati në adhurim teologët,
imamë,
priftërij…,
pjesë e një rrace të mirë,
lypësi i kërkon lëmoshë me përultësi,
e ata i japin bekim me shprit dëlirë….

 

Ndihmohu, shpëtohu…!

Më vijnë ca zëra nga humbnera
e kohës që vetëm thellohet, – nuk
zgjaten shpatet që e rrethojnë,
është fundi që pas shtyhet- si
pëshpërima prej guve gjarpërinjsh,
nuk kërkojnë ndihmë, e as shpëtim,
mes s-ve të stërgjatura, veç dy fjalë
shquhen; Ndihmohu, shpëtohu…

E çdo të thotë kjo psherëtimënajë
që nga thellësia, me ritëm reshtor,
duke u kacavjerrë pas
mijëvjeçarëve, shekujve, viteve,
deri tek unë, me thonj të gjakosur
ngjitet?! çjanë këto këshilla,
udhëtare të lodhura që nuk
humbasin dhe pse transmetohen
nga zëri në zë, nga brezi në brez,
nuk ndryshojnë,
e as treten?!

Ndihmohu: thotë një kor zërash
mbi kryqe në hyrje të Romës, pjekur
nga dielli i antikitetit, Shpëtohu:
thotë zëri mbi kryqin qëndror
mbi kodrën e golgotës-
kur e kuptoi se i ati nuk do i përgjigjej-
Ndihmou; më thotë një zë shejntori,
rrethuar nga njerëz paganë- kjo
fjala e fundit ska asnjë kuptim,
mjafton e para për çdo shpjegim-
me thikat shveshur, pa i dalë shpirti,
me trupin rrjepur…

Me zhurmën e drurëve që digjen
ngatërrohet urdhëri i këshilltë
që nga thellësia më vjen, vuan
dhimbjen e djegies së mishrave,
por me forcë mbi njerëzore, zërin
mallkues të inkuzitorit e mbulon.

Shpëtohu thërrasin ushtarët e
djegur nga sera e nxehtë që u ridhte
mbi krye, të hedhur në sulm – për
pushtimin e kështjellës – nga
komandantët që presin përgjigjen
ulur mbi fron. Ndihmou thërrasin
fëmijët e vdekur urie në kështjellat
e rrethuara, nga dëshira e marrë
e frymorëve për t’u zënë frymën,
atyre që fryma një ditë do u shterojë.

Kjo këshillë rinovohet, duke kaluar
nga zërat e atyre që ranë në llogore,
tek zërat e atyre që u tretën në dhomat
e gazit. Nga zërat e atyre që u varën,
për hirë të çmendurisë së individit zot,
tek zërat e atyre që burgjeve harxhuan
shumicën e frymës. Nga pëshpërima
e mbytur e atyre që masivisht
u groposën- jo shumë larg nga çpo jetoj unë,
si në kohë dhe distancë.- tek zërat e atyre
që bobat i mbuluan me pallate..

Zërat, psherëtimat, janë të çdo
tonaliteti, nga baritoret burrërore,
sopranot femërore, të ngjirrura
nga pesha e viteve, që duket sikur
njeriut i thinj dhe fytin, deri tek
belbëzimet e një foshnje djepi,
të helmuar nga bombat që
prindërit e dikuj tjetër hodhën
mbi prindërit e tyre…

Më thonë të shpëtohem,
më thonë të ndihmohem!
Por si?
E ndërkohë që unë korkoj
zgjidhjen, humbnera thellhet,
zërat shtohen…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s