Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

NËPËR DRITARE MALESH…

Poet…
Në shpirtin djep
Shtruar pendë shqiponjash…
Fjalën lidhe me ndjenja ylberi lulelotësh.

Mbrëmjeve nëpër dritare kështjellash
Mbi krye ulua yjtë e qiellit…
Me dritën shekullore të lirisë
Jepu frymën e shenjtë të heronjve…

Plagët e prerjeve do t’i rritin…
Me ashtin shkëmb malesh
Forca e shpërthimit të së drejtës shekullore
Në fizionominë e kohës
do të jetë kushtrim i pamposhtur lirie
I hymnit të Atdheut…

 

NË FLUTURIM…

Jetës… filizin në shpirt shtruar
Kur në të gjarprinj strehon…
Veç qënien që e ke helmuar…
Helmin… as vdekja sta shëron!

Ndaj… nëpër kohë… krijo nektarë
Fal buzëqeshje dhe dashuri
Si dielli yjve u dhuron zjarr…
Shpërndaj veç dritë dhe mirësi!

Shekujsh jetofsh… në zë dhe fjalë…
Dielli, drita, gjithnjë jep shpresë…
Shpirti ndrron formë, por mbet’ i gjallë…
Noton në fjalë e shekuj s’vdes…

Jeta rilind miljona forma…
Në çdo qelizë, kur sa gjallon…
Me rreze drite, që i sjell koha…
Kur fij’ e barit nis gjelbëron…

Në botën tone, në çdo ndijim
Ti diell’ i shpirtit, dashuri…
Me ty përtrihet jeta në stinë…
Dhe kur s’do jemi as unë…as ti…

Kohët… me gjoksin shpuar…vrima…
Dhimbjet zbrazen në psherëtimë
Në prishtë ylberët… vetëtima…
Pranverës shfaqen me dashurinë…

Në shpirt… gjithçka të bukur dua
Ta mbaj… si mal borën… mbi shpinë…
Mallin në shpirt s’mund ta fal hua…
Hua… s’e fal… as dashurinë…

Prandaj, notoj shikimit tënd…
O fjalë magji…nëpër shtegtim…
Edhe nga tjetër kohë…e vend…
Në shpirtin tim…në fluturim…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s