Mirela Terziu, zani i nji zemre qi kërkon prehje n’andjen e nji vullnese blatuese përmes poezisë / Nga: Albert Vataj


Mirela Terziu, zani i nji zemre qi kërkon prehje n’andjen e nji vullnese blatuese përmes poezisë
 
 
Nga: Albert Vataj
 
 
Ndoshta ka shumë rrug’ qi munden me t’çu brenda nji shpirti. Prej tyne, jan syt, asht buzqeshja, muj me ken edhe nji lloj drite qi e mbulon ftyrën, si me nji cohë të hollë t’tejdukshme. Asht… asht tançka qi shkujdesja e mëkon përmes pantomimës së vet t’hareshme. Por kur don me hy n’shpirtin e nji poeteje, t’nji zemre qi gëzon e vuan njisoj si këndon e kjan, asht njajt, sikur vullnetlirë don me ju dhan kërkimit t’nji thesari qytetnimesh t’humbuna tue marr parasysh tançka qi përban çmimin qi duhet me e ble kyt mundësi.
 
Munden me ken tanjikta, por s’pariherë asht fjala, poleni i njatij shpirti, zjarmi i njasaj ngjizje trillesh dhe përkujdesje t’krijusit. Asht mendimi qi përmes statujës së vargut e krijon atë teatër ku luhen ditirambe dhe elegji, ode e tragjika, asht vetë ajo dehje e fjalës që i jepet vargzimit, asht poezia.
 
E n’kandjen e Mirela Terziut, mbetet vargu dhe fjala, vetë poezia, qi kërkojnë prehje n’andjen dhe dëshirimin e nji nevoje ngulmëtare, me i’u rrëfu çdo dëgjese qi i qaset tue e pranu.
 
Ajo ka ardh n’botën e magjishme t’poezisë me than gjana qi i ndin thell brenda vetes, me kumtue gjendje qi e ngucin, e shpërthime qi e përpushin.
 
Mirela poete lyp me ken njiktu, me tanju, qi i jen dhan kësaj perëndie të zjarmit dhe dritës, mos me pretendu me ken diçka përtej, mos me lyp vend dikund ku s’mundet me ken i saj. Por njaja qi zemra n’te mëkon, lyp me ndej n’prehnin e njasaj dëshire qi e ledh, e n’ninulla e këndon.
 
 
Mirela Terziu
 
Te Mirela Terziu, poezia asht fjalë, asht mendim, asht gjithsia e gjithëasaj gjëndje gëluese s’brendshmi saj, Njaty tue marr shkas përmes vargut qi nis e trajtëzohet. Ajo të ngucat në vijëzat e holla të atij përshkimi ndjesues dhe nji melodi e përmallshme qi nis e i pikon si tue dasht me t’kujtu, se si strehët e qerpikëve, çurkojnë e lidhin me litarët e tyne shkëlqimtar; tokën me qiellin, gazmimin me dhimbjen.
 
E ndërsa rreket me bashku skajet e shpirtit t’saj, e shndrron në za urën, hovin qi e merr përdore ndjenjën, e tue e hedh n’bregun tjeter, asht ajo frymë qi i kungon ngjyrë e trajtë tançkasë qi gjen aty.
 
Po, përmes kësaj ngjizje gatitet n’at shpirt delikat zjarmi i një shndërrimi të tançkaje qi i përpush ndjenjat, e tue u mëku, ngrohin dhe djegin. Asht fjala, asht ajo gjendje, jan’ ato situata të t’trajtëzume prej ngulmit në fjalë, qi tue dasht me nxjerr gjithçka qi brenda saj asht, me mëkue tançka zien e shkulmon në te.
 
Krejtnjikto jan’ njato qi janë tharmi i yjësisë së krijimit në poezinë e Mirela Terziut.
 
Secila zemër duket se ka diçka me than, me kumtu diqysh njat qi ma shumë se e mundon, e ban me u ndi nji vullnesë bashkëjetimi me tankend qi ka gjet shkas e ka bujt në njat thellësi ndijimesh, në njat pritje t’drojshme qi guxon me i’u dhan nji zani poetik, si nji gjëndje naltimi, si n’nji frymmarrje eterne, si nji theror andjesh.
 
Tana rrugët e shpirtit të çojnë njatje ku nji gufim rreket me i’u dhan nji shpërthimi. Troket ai varg, ajo metaforë, ai za… nguc drojshëm ajo pëshpërimë, si çukitja e nji zogu mbi parvazin e dritares ku do dromca duen me i’a shue urinë, si gulçima piklluse e rezve t’nji dere t’vjetër harrue hapun, kur e shtyn era e pahiri hapet.
 
Po, pëshpërijnë ato fjalë në heshtjen tande, në heshtjen e njasaj gjendje t’trazume, qi tue mos gjet rrugkalim shtërzen, i nepen këndimit njato mendime gazmimi, e tançka ndigjon lahet prej dritet.
 
Ne shkojmë te çdo fjalë e stolisun me aroma pranvere, te çdo varg si ka shijen e athët të lotit, e marrim si petalet e rrzume t’nji trandafili e tue u përpjek me riba lulen, ndigjojmë se si nji aromë e andshme na gudulis, e nji dhimbje don me na tregu se brenda nesh ka vend veç për dashni, jetësim andrrash qi e blejm me fjalën e nji zemre qi ka mësu me kërcy edhe mbi tehun e dallgëve.
 
Mos e lypni kurrkund tjetër shtegun ku ju çon te ky shpirt, veç te fjala, te njajo e lume andje qi vërshon e shkund sekund ku etja zhurit, e zjarmi i nji gurrimi gjaku i nepet amëlcisht harrimit.
 
Mirela Terziu asht nji za nga t’shumtit qi këndojnë e na gzojnë, asht njajo zemër qi i blatohet zotave qi e bajn me u ndi vetja, njajo vetvete qi njisoj e ban me vuej, siç e mrekullon me gazmim. Asht poezia e saj njajo nevoj me ndamun me të tjerë ç’ka tue ken vetjake, mundet me përngjasue edhe diku tjetër, e pse jo njaty ku nji zemër qi hapet lyp me ken nji za qi ndigjohet.
 
Na jena tan t’njajt, ndijmë njisoj, vuejm me t’njajtën forcë, gazmojmë me llamburitjet e krejt shkëlqimeve. Por disa, jo krejt, mendojnë dhe kumtojmë me zemër n’dor, njajo e ban diferencën. Asht njajo, qi siç na ndan, njashtu edhe na bashkon me njerëzit, me tan’njata, qi bajn vesh e ndigjojnë njat pëshpërim qi thot, se zemra na bashkon e dëshirimi i bahet krah çdo andrre tonën, si tue e pranu njani-tjetrin, njashtu edhe tue ndigju ç’ka njajo loçkë don me than.
 
Mirela Terziu asht njajo brendi qi ka sos mos me mbajt gja për vedi, me e nda përmes poezis mëlhemin e njatij shpirti, siç ban drita. Pa droje e pendim i nepet kësaj shërbese, edhe n’se ka me pas njasi qi e gojojnë ligsh dhe e përmendim mrazshëm. Tue ken e çiltër asht e kjart, sepse asht e dlir, prore si vetë poezia, t’cillës i ka besu kallzimin e shpirtit t’saj.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s