JAM GRUA TEKANJOZE / Cikël poetik nga Fatime Kulli

Cikël poetik nga Fatime Kulli

 

JAM, S’JAM

Jam trokitja
e prekjes së vdekur,
ajri i qiellit të zbathur.
Jam lule pa pleh
që çelin në erë të kuqe.
Kërcejtë i vadit hija,
venat e petaleve
i shkund stuhia,

Jam, s’jam
lule pikëçuditëse,
shkurre pikëpyetje….

 

NË GJURMË TË IKJES

Dashuri e flakur,
lidhur ndër gishta
të epshit mizor,
lartësuar në qiell
(epsh gjoksor)
Ku të ndalet fryma
në gjuhë të errësirës…

Dashuri e plakur
kurrë s’t’i vola
të korrat e drithërimave
në gojë
të trëndafilit të djersitur.

Ankthi i hijes
së brendshme
ulërin rëndë
në gjurmë të ikjes…

 

JAM GRUA TEKANJOZE

Humba në valët
e bebëzave të kaltra…
Tingujt e gishtërinjve
më llastojnë,
më tërbojnë….

Etje mbytet
në kështjellën e lëngëzuar…
puthje të krisura
hapin kufijtë aromë-epshorë…
…tretem në afshin e ndezur….

Jam grua tekanjoze
më pëlqen gjunjëzimi mishtor
varur…
…kokulur…

 

GJURMËT E NATËS

Gjurmët e natës
Ledhatojnë
dhimbjen time të ëmbël.

Duart e buzëve
lajnë kurrizin e natës mike
që rrëshqet si fëmijë i pambrojtur
në kraharorin që gëlon…

Falem para buzëve të egra
dritë-hije të natës
Dhimbje e ëmbël më përpin…

 

ETHËZIM NJERËZOR

Epshi valëtrazuar
më gurgullon i dalldisur
në kopshtin e kroit lule-bletë…
Zhytet e mbytet
në pus të klithmës frutore
Forma shpërbëhet…
shtëpiza mishtore
përmbytet në prurje të bardha…

kalliri prej mishi,
çarmatos burrërinë
në shfryrjen e ethëzimit njerëzor.

 

MË PËSHTYJ

Më puth,
më puth fort!
Kam etje ndezjeje
s’duroj dot…
Më puth…!
nëse s’mundesh
më pështyj!

 

MBYTEMI

Buzë mbi buzë
në një gotë…
Mbytemi
me një gllënjkë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s