8 MARSI! / Poezi nga Bajram Dabishevci

Poezi nga Bajram Dabishevci

 

8 MARSI!

8 Marsi, zemra ime kur mbush botën nën hekura
dhe buzëqeshjet e harlisura për të zënë me duar fatin,
këtë që është diçka më shumë se vjollcat, gonxhet,
platikodoni, kaleana, lulehëna.

Shpirtrat e shkretëtirës flasin ndryshe, kur fusha e çmuar
është dhe një herë në duart që hapni me shpejtësi
drejt verës gjithnjë të ngrohtë të ëndrrës,
si kam zënë buqeten me lulka nga shpirti i natyrës.

Po kur kam zënë buqeten me lulka nga shpirti i natyrës,
Zhaklinë Roke, më ka shkulur dhe kërkuar, “jo, jo!”
Thikat më rrinë ngulur në shpinë dhe përkulem
gjer në dheun e butë para jush, “Uruar, Lulekoha!”

Uruar! Qofshi bekuar, nga duar lufte tuaj, për çapitje,
mes fryme perëndie, duke pritur çirrmat e Pitonisës,
se të ardhmen parashikon, jo së fjeturi në pellg nektari,
as verbër duke prekur lulet e errësirës.

Gërvallje gërmadhash, por s’do kenë krah fluturimesh,
pa fytyrën tënde, Femër, pa buzëqeshjen e gurgulltë,
nuk do prek timonieri mbi kuvertë me sy një horizont,
as do shpik konstruktori valëvitje flete e bisku të dredhkës.

Dhe ashtu shuk, tek arrijnë t’i mbledhin në muzg skrratë
në vrimat e tyre, si shujtë perëndie për një ditë të zezë.
Ti s’je mish, Femër! As ke dy sy në mish, si fundbote!
Je këtu, pse bien rrezet në tokë e dielli pse qepur atje lart.

Nuk dua këtë ditë të heq duart nga plagët e mia dhe thikën
nga shpina ime e të të var në duar, si pekul: Femër, gëzuar!
Tërë vitin dua të më mbërtheni dhe plagët tuaja në shpirt,
se qenia ime s’erdhi në këtë botë për tjetër gjë
dhe për asgjë ndryshe nuk do ik nga bota në fund.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s