APOLOGJIA E NËNËS… / Fragment nga romani ” MISTERET E PARISIT TË VOGËL” të autorit Kristaq Turtulli

APOLOGJIA E NËNËS…

 

Nga: Kristaq Turtulli

‘S’më bëjnë këmbët të shkoj, të kërkoj drejtësi te Marko Kalemi, nusedjali në këtë ditë të përçudnuar, me ëndrra të rënda. S’e kuptoj përse e drejta mbahet e lidhur në mijëra vargonj dhe e keqja livadhis azat?! Përse ndëshkohet, nëpërkëmbet dhe vdes herët i miri, ndërsa i ligu zhgërryhet për shtatë palë qejfe mbi dafina?! Na thënkan me qesëndi: I plotfuqishmi Zot i do shumë të mirët, i ka në zemër, prandaj i merr pranë.
Punë e bukur qenka: T’i marrësh të mirit jetën e bekuar që nuk përsëritet kurrë më. Të braktisë dritën e diellit, ujin e kaltër, ajrin e freskët, këngën e bukur, fjalën e ëmbël të mëmës, të shkojë në terr, në errësirë. Atje, nën dhe, në terr, prej nga nuk kthehet më. Hë, a ka bythë vend ku të rrijë?! Domethënë, sipas budallenjve, moj krushkë shtrigë, drita e diellit, qielli, ajri, ylberi, uji, blerimi, pylli, shpendët, kafshët, e çdo tjetër e gjallë na qenkan për të ligjtë, vrastarët, kurvat e kurvarët, spiunët, maskarenjtë, hipokritët, kodoshët, mosmirënjohësit! Me pak fjalë, mirësia të shpërblehet gjithnjë me të keq?! Hëm! A mos je pak budallaqe, moj grua plakë?!’
Kartoni i dritares rrahu me potere si të më thonte:
‘O grua, akoma nuk e ke marrë vesh që s’ka mirënjohje? S’ka dreqi ta marrë, s’ka dhe, s’ka..! E nëmën, e pështynë e kafshuan dhe në fund e hëngri kuçedra me dy koka.’
-Plasja të preftë!- rënkoj.
Koka më shungullon dhe them me maraz. Si të ngushëlloj veten, pëshpërit:
Mbase gjendet një që e njeh, e vlerëson mirënjohjen dhe do Zoti…
Si përgjigje, fytyra m’u spërkat nga shiu i ftohtë…

 

Fragment nga romani ” MISTERET E PARISIT TË VOGËL” të autorit Kristaq Turtulli

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s