Poezi nga Mimoza Leskaj
Dua të të zhvesh!
Dua të të zhvesh, jo nga rrobat, jo
Tët zhvesh nga frikërat, ankthet, shqetësimet,
Tët çliroj nga gjithshka që ta mer frymën.
Ta dish, jam e fortë, jam dhe e zonja,
Di të vuaj, të qesh, të qaj e të hesht
Dhe kto i bëj njëkohësisht
Ti më sheh në sy, të duhet një çast
Të më vesh dorën mbi sup
Të prekësh sytë e mi, të prehesh aty
Dhe të thuash,… Jam gjallë, përsëri!
Sepse në gjallesën tënde jam unë
Unë që grushta nuk di të ngre
Por di të fal, të fal, pa ditur gjë ti!
Jam ai muri i fortë ku mbështetesh
sa herë ke nevojë.
Jam dashuri, jo vetëm në shtrat
por në çdo orë!
Ndaj shtrëngomë dhe bëje fort
Bëje dhe kur të kam mërzitur, dhe kur jam hutuar,
Dhe kur sa herë larg, shumë larg
kam udhëtuar.
Në çdo grimcë të ekzistencës time
Je dhe Ti që ke ekzistuar!
Ndaj mos më dhuno, paçka se thonë
“Martesa është varri i dashurisë”
Dikur ashtu si dhe tani
Unë jam, e përballë meje, je dhe ti!
Dua tët zhvesh, ashtu siç ndodh
… kur jemi dy!