Femrës / Nga: Babeta Rexhepi

Femrës

 

Nga: Babeta Rexhepi

Nuk është e lehtë të jesh femër, në një botë maskiliste ku feminiliteti mban aromë silikoni. Për çdo ditë të duhet të luftosh e të ndjekësh rrjedhën e një jetë të mbushur plot sfida, ku në të njëjtën kohë zëri i brendshëm ngulmon të ruash autentitetin dhe personalitetin  grua.

Do të duhet të kalosh nëpër mijëra valë e interferenca emocionale, të  rrëzohesh e ringrihesh për të mos u dorëzuar kurrë. Të mbash mbi supe nga njëra anë gurin sizifian dhe nga ana tjetër kutinë e pandorës. E sërisht përballë mentalitetit  të kundërmosh aromë çokollate dhe prej gojës tënde të dëgjohen vetëm fjalë dashurie. Jeta është një përpjekje për të lënë pas gjurmë njohjeje dhe krijuar risinë e vazhdimësisë. Është një shikim përtej të dukshmes. Është një vizion që pëthyen mijëra drita kuptimësie dhe të çon pëherë e më larg.

Të jesh femër do të thotë më shumë se kaq. Do të thote të dish të thuash jo edhe kur zemra tenton të dalë nga kraharori, për të mbajtur karakterin  që dhe mund të lëkundet, do të thote të heshtësh dhe kur je e sigurtë dhe e ndërgjegjshme në vetëdijen më të thellë,  do të thotë të ndihesh krenare dhe kur gjitha shikimet drejt teje tw kryqëzojnë dhe presin shirita inferioriteti, do të thotë të jesh vetvetja dhe bota që di të rishfaqë shkëlqimin e saj më marramendës.  Të jesh femër do të thotë të jesh harmonia e gjithë këtij modeli jetësor, do të thotë të jesh paqja dhe ndjeshmëria e gjithë realitetit, do të thotë të jesh dashuria  dhe motivi  më i madh i një bote përherë në lëvizje e përherë më të mirë. Femra e mat madhësinë  e saj me peshën e zemrës, me rrezatimin e dashurisë dhe me kreativitetin e të qenurit të saj.  Ajo është një oaz paqe dhe mishërim i perfektes, është frymë shprese dhe shenjtërim, është  inspirimi i të sotmes dhe të ardhmes gjithmonë e më të ndritshme. E gjithë bota njerëzore bëhet më e bukur kur në sytë e një femre pikturohet lumturia,  sepse  rigjenerimi i energjive të saj janë rigjenerimi i vetë shoqërisë që e rrethon,  është vetë impakti i produktit jetësor dhe krjimit të vazhdimësisë.

Femra është një mrekulli, që lind nga dashuria, ushqehet me dashuri dhe di të falë veç dashuri.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s