Grua / Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Grua
 
Grua
Forcë hyjnore
Rrezatim drite
Shëmbëlltyrë dielli
Simbol Lirie.
 
Krahë flutur
Shpalosje e bardhësisë jetë
Bukuri e zbritur nga më të latat muzgje
Kurorë e ngritur altar perëndie
Engjëll i endur nëpër shpirt dlirësie.
 
Grua
Ndriçim i përtejskutave
E tejskajshme blu e thellë.
Madhështi e gjithë kupave.
 
Grua
Ëndërr e zbritur nga olimpet
Portret që flet me mijëra fjalë
Pikturë e endur ndër shekuj
Çelur thëllimit, si zambak i bardhë.
 
Poetët nuk gjejnë fjalë
As penelata ngjyrë nuk di të dritëzojë
Ti krijesë e lindur prej nimfash
Ti dashuri më e thellë se dashuria
Rrënjëzuar gjakut e ngritur në dallgë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s