ISHTE VITI… (Tregim i jetuar) / Nga Zyba Hysa

ISHTE VITI…

(Tregim i jetuar)

Sikur të kisha edhe një jetë tjetër, përsëri për profesion do të zgjidhja mësuesinë, se edhe pas kaq vitesh ndjej kënaqësinë e punës si mësuese.
Nuk e di se cfarë mendojnë ish nxënësit e mi, por në jetën time aktive të punës, përherë i kam shkallmuar kornizat e librave mësimorë të futur nënkornizë nga sistemi arsimor absurd i Shqipërisë, që kërkon të mbingarkojne nxenesin pertej kapacitetit te tyre ne pershtatje me moshen…
Përherë puna e parë me nxënësit ishte prezantimi dhe njohja e pasioneve dhe dëshirave të tyre, preferencave lëndore e gjer tek familja e tyre… sidomos më ngazëllenin fëmijët e talentuar…
Ishte viti 1987. Atëherë jepja lëndën gjuhë shqipe në shkollën tetëvjecare, në një shkollë, ku më ndante lumi Shkumbin. Rrugën për në pune e bëja në këmbë, përherë e shoqëruar me nxënës që shkonin nga këtej lumit për tek shkolla.
Sapo hyra në shkollë, mësuesi dezhurn më kërkoi ditarin, se e donte drejtori për kontroll. Dorëzova ditarin dhe dola përsëri jashtë, se ra zilja per te rreshtuar nxenesit. U futën me rregull të gjitha klasat, mora regjistrin dhe duke e vendosur në gjoks, mbështjellë me dy duart, po prisja të binte zilja për fillimin e orës së mësimit. Isha e gëzuar, për fatin që kisha mësim në një klasë të mirë, ku më shumë se gjysma e klasës ishin aktivë në orën e mësimit.
Ra zilja. U nisa për në klasë. Përshëndeta nxënësit, mora mungesat dhe kalova bankë më bankë për të bërë kontrollin verbal të detyrave duke dhënë vlerësime, apo vërejtje për paraqitjen estetike të detyrës.
Ngrita disa nxënës për të lexuar dhe një për të konkretizuar zgjidhjen e saktë në dërrasën e zeze dhe të gjithë nxënësit bënin korrigjimet e nevojshme.
Të gërshetuar me detyrën, kontrollova dhe mësimin e ditës dhe bëra vlerësimet…
Për të kaluar nga kjo etapë e orës së mësimit, pra nga kontrolli i dijes, në shpjegimin mësimit të ri, shpesh 3 – 5 minuta dilja tërësisht nga lënda, ose do tregonin ndonjë barsalet, ndonjë gjëagjëzë, ndonjë poezi të krijuar nga nxënësit, apo edhe nga une… Ndërsa në këtë klasë, përherë nxirrja para klasës nje vajzë që këndonte bukur.
– Nxënës të dashur, tani për të përshëndetur nxënësit që morën nota të mira, do të dëgjoni shoqen tuaj me dy këngë.
Për një cast klasa ra në qetësi të plotë. Vajza rrinte në bankën e parë dhe sapo mbarova fjalën, ajo u ngrit me ngazëllimin e nxënësit që merr notën maksimale, doli tek dërrasa e zezë dhe buzëqeshi e lumtur. Unë vërtet mezi prisja të shkoja në këtë klasë, por eshte nxënësit mezi më prisnin mua, sidomos këngëtarja e cogël. Për të justifikuar respektin tim, ajo përpiqej dhe mësonte këngë të reja dhe kur nga një herë harroja ta nxirrja të këndonte, më përmendte duke thënë: “Mësuese, kam mësuar një këngë të re…” Unë e kuptoja, ajo donte të këndonte dhe ndërprisja mësimin dhe fjalën e merrte ajo.
– Cfarë kënge do të këndosh sot? – e pyeta duke e ledhatuar nga flokët.
– Profesore, kam mësuar dy këngë të reja, njërën të përshendes ty dhe tjetrën shokët e shoqet e klasës.
Të gjithë duartrokitën. Shkova në bankën e fundit, u ula dhe u përqëndrova tek kënga. Kishte një zë brilant, i cili dukej sikur dilte nga sytë që shkëlqenin si dy thëngjinj të ndezur…

Në kohën që mësuesit hynë në mësim, në shkollë kishin ardhur kontroll nga Ministria e Arsimit dhe drejtori i shkollës u kishte dhënë klasat ku do të vëzhgonin orën e mësimit. Kryetari i ekipit, bashkë me një inspektor, kishin shprehur dëshirën të dëgjonin orën e gjuhës shqipe, por kur kishin ardhur pas derës, kishin dëgjuar këngë dhe menduan që drejtori i kishte dërguar gabim, ndaj krhehen në drejtori dhe i thonë të shikonte orarin, por ai ishte i sigurtë që unë isha në atë klasë, ndaj bashkë me ta vjen tek klasa.
Bie dera dhe një nxënës shkon dhe e hap. U futën në derë dhe në vend të isha unë e befasuar, shtangën ata. Unë me shkumës në dorë po shpjegoja mësim dhe të gjithë nxënësit me fletoret e klasës para duke hedhur herë pas here cka unë shkruaja në dërrasën e zezë.
– Nuk po këndohej në këtë klasë para disa minutash?
– Po, – i thashë unë.
– Nuk keni gjuhë shqipe këtë orë?
– Po, – ia ktheva prapë.
– Si këndohet në lëndën e gjuhës?
– Ju e shikoni që tani po bëhet gjuhë?
– Këtë e shikoj, por nuk kuptoj se si bëhet këngë në orën e gjuhës? – foli ai në formë kërkese llogarie.
– E kam të përcaktuar në ditar… Dhe ju duhet të dini që nga ana pedagogjike parashikohen disa minuta “fiskult minuta” për të shplodhur nxënësit, për ta shkëputur nga një etapë e orës, ta përgatisim për etapën tjetër… Unë sot këto minuta i kisha planifikuar këngë, meqe kam një vajzë që këndon bukur…
– Më jepni ditarin, – foli me ton serioz kryetari i ekipit.
– Na i ka mbledhur drejtori para se të fillonte mësimi.
– Ja, shkoj e marr unë, – tha drejtori i shqetësuar.
Me thënë të drejtën situata kaloi me tension. Unë fillova të gërvish tavolinën me shkumësin që më kishte mbetur në dorë, ndërsa ata rrinin në këmbë si dy policë që prisnin urdhërin për arrest. Nxënësit nuk pipëtinin, këngëtarja rrinte kokëulur.
Erdhi drejtori dhe ia dorëzoi ditarin të hapur dhe vendosi gishtin pikërisht aty ku unë e kisha planifikuar këngën e vajzës. Për cudinë time, më vështroi duke buzëqeshur dhe më tha:
– A mund ta dëgjojmë edhe ne këngën e nxënësess suaj?
– Sigurisht, – thashë unë, tashmë e shkrirë nga ankthi, por duke mos ia hequr sytë, se mendova se mos e kishte me ironi, por ishte vonë të mendoja, nxënësja kishte dalë para klasës dhe sytë i shkëlqenin si asnjëherë.
– Të pëlqen kënga? – e pyeti kryetari i ekipit duke i vene doren mbi sup.
– Po, shumë…
– Ulemi atëherë, të dëgjojmë këngën e saj, – na u kthye ne dhe u nis i pari dhe u ul në bankën e fundit.
U ulëm edhe ne e dëgjuan disa këngë të nxënëses sime të klasës së tetë.
Në konkluzionet e dhëna, më cilësuan si mësuesen më të suksesshme në organizimin e orës së mësimit.
Kanë kaluar kaq vite dhe ajo ditë nuk më del nga mendja…
Kur profesionin e dashuron, nuk fiton vetëm para, por edhe kënaqësi…

 

ZYBA HYSA

NEW YORK
7 MARS 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s