KREJTIN KREJT / Poezi nga Eliverta Kanina

Poezi nga Eliverta Kanina

 

KREJTIN KREJT

Kam lindur krejt majat ti kthej motiv në jetë
Për të bukurën në gjithçka, mbaroj krejt
Krejt udhët që nis më çojnë veç drejt
Muzë poezie më bëhen krejt njerëzit përreth
Më së miri lutem t’ia dal krejt kësaj jete
Krejt ia kthej shpinën, fytyrbukurit trishtim
Ditës ia shpie krejt ujin në mullinë tim
Me i shiju dashnisë krejt frutet
Çastit pa kushte i jepem shpejt
Me shpirt i falem krejt, një burri
Burrit që dua…
Ia du krejtin krejt!

P.s Kjo është poezia që titullon edhe librin. Besoj për të gjithë ata/o që kanë kërkuar shpjegimet për titullin, ta kenë mirkuptuar pas kësaj poezie.
Togfjalëshi “krejtin krejt” ka kuptimin e një vlerësimi sa cilësor edhe sasior, gjithpërfshirës:
-E një plotësie të tejskajshme
-Ndoshta komplet, shumë fare
-Ndoshta e gjitha me tërsej
-Kur dëshiron gjithçka me të gjithë përmbajtjen
-E dëshiron të gjithin njeriun(krejt), përfshirë të mirat e të këqijat e tij(krejtin e tij)
-Ndoshta i përgjigjet njëkohësisht dy pyetjeve: sa e do? -shumë!
si e do?- të gjithin!
Shpresoj të keni një muaj të bukur e të mbarë ose thënë ndryshe:
Muajit Mars ia shijofshi KREJTIN KREJT!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s