NJË DHOMË MË VETE (Sipas Virginia Woolf) / Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

NJË DHOMË MË VETE
(Sipas Virginia Woolf)

Një krah mashkulli mbi shpatulla,
sipas ngjyrës së humorit dhe rrënjëve,
që ushqehen në mendësi superioriteti.

Disa dhjetra metër kub ajër i parfumuar
imitues aroma dorëzonjash
rrethuar me mure të fortë
prej autoritetit te burrit.

Garderobë veshjesh të modës së fundit
shtrat i ngrohtë,
nënkresë e butë,
përthithese lotësh e psherëtimash,
nuk janë një dhomë më vete.

Një dhomë më vete,
ka formën e zemrës
me përmbajtje dëshirash e vetëvlerësimi
ka guximin e mërmërimës,
për t`u bërë britmë
për ndarjen e drejtë
të së drejtës dhe detyrës.

Një dhomë më vete: ngrehinë shumëkatëshe,
me llaç e tulla ende nëpër këmbë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s