Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta
 
 
ORKESTËR …
 
Hesht,
për të dëgjuar orkestrën time të brëndëshme .
Të gjitha shqisat e tjera, memece.
 
Endem fjalës, si në një hulumtim .
Shkruaj: Grua! Dhe dashuroj
fuqinë e emrit tim!
 
E shkruaj përsëri në një shpat me sy .
E marrin yjet e malit, që flenë aty.
Me frymë e mbulon nata, e mbështjell me gjethet ,
Virgjëri e Artemisit të mos preket.
 
Thellësive të mija, mbijnë lule . . .
Trëndafilë, gardenja, karafila ,
Ndjenjë e ndrojtur, fsheh vehten,
Rrezë një shkëmbi plot margarita . . .
 
Vrapoj mjegullave,
të gjej emrin dhe vlerën time,
zbuloj zjarre bindjesh,
dhe dëshira Perëndie .
 
Kam një emblemë, në ballë të shkruar ,
që në kohë të vyera lashtësie –
“Pa Gruan, sdo të mund të kishte Lindje ! “
 
Dhe hesht . . .
gjithnjë e më shpesh,
së dëgjuari të përbrëndëshmen orkestrën time …!
 
 
 
PROÇES KRIJMI
 
Si një prekje argjilore ,
që më kërkon, e mi ngjitet shpirtit,
e bukura.
 
Kontakt i çuditshëm,
që ngjeth ajrin rreth meje,
e zbulohet, vetëm nga muza.
 
Zbret çuditshëm,
fjala piqet tek qëllimi,
nis udha . . .
 
Flas me një zog, me një gjethe . . .
prej syrit u dhuroj dritë .
Në letër, u jap nga i imi shpirt .
 
Ja dëgjoj shpesh dihatjen, tokës
kur merr frymë.
Ah, tabani yne . . .
Ndaj në vend nderi,
me kulm prindësor,
kam: Respektin për njerinë !
 
Jam koha !
që nëpër letra meket ,
që shkruan me rrezen ,
vetëm të vërtetën .
 
E merr Dielli ngazëllimin e saj,
ma vendos tek syri .
Jam Nëna e një Princeshe ,
dhe Nëna e një BURRI .
 
Une e di . . . bëhem e bukur, vetëm kur shkruaj.
Bëhem pjesë e një lengimi të ëmbël,
coptohem, jepem, arratisem , vuaj …
 
Kam në gjoks një shpend,
që kërkon nga unë, të jetë I lirë,
Të hapë kafazin e shpirtit , të zbresë në fletë,
Zogshpirt !
 
E pagëzoj: Poezi!
 
Qetësohem, vetëm kur vendos
atë të voglën, të fundit pikë.
 
 
 
VERTIKALE
 
Vënde – vënde, më ka ndodhur . . .
në një fletë të nxirë nga gërmat
rrënuar nga uria e zgjedhjes,
të buçasë e pambrojtur arsyeja .
 
Por unë Njëshin ,
edhe pse e shumzoj me mijëra.
ai përfundon po aty, tek bindja . . .
 
Të gjitha mund të devijojnë .
Të gjitha . . .
Vertikale mbetet, vetëm e vërteta!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s