Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
8-Mars
 
Shkrumb kurmi femëror
në qiell të dhimbjes ,
8 Mars
Yjësi e tragjedisë në Çikago, i kohës hark.
Nga skllavja Izaura tek Nora e Ibsenit,
trishtim i trishtimit …
Femra, që tund djep të jetës,
në baltë poshtërimi.
Mos thirr mugëtirë e kohës së egër hije të tmerrit !
Gruaja shëronjëse, e mençur, dritë
digjej si shtrigë …
Si vajza në gjoks historie
me flatra lavdie,
Zhan d’Ark ,
e vogla e madhja Zhanë !
 
Sa femra si flutërza të llampës
përzhitur nga ëndërrat pa faj .
Sa femra robëri në kafazë të artë, të zinj …
Sa lot të grave
ende mbushin Det të Vdekur .
dhe sot brinjëve të tyre
në ishuj shpresash ngecur.
 
8 Mars, 8 Mars …
Kjo datë sqep I korbit në plagë ..
Gëzim i grave
flamur grisur në hartë
i së vërtetës gri …
Për të drejta, barazi, liri …
 
Qiell, hape gjoksin në 8 Mars .
Lulet e djersës e të shpresës së femrave ,
prano në yjësi …
 
 
 
PËR JU PENELOPA …
 
Me tis të agimit
deri buzëmbrëmje,
Penelopat thurin
me fillin gri të splinit …
Pëlhura, hije mashtrimi,
zgjatet veç në Diell .
Me të fshijnë
lotët e mallit …
 
O ju Penelopa!
Si e juaja pëlhurë ,
shpresa, diell mashtrimi .
Odisetë, si artistët,
kanë në gjak aventurë…
Mos u shihni në pasqyrë.
Besnike e kohës
e armike e saj …
Koha grryen gjithçka …
Dhe nëse kthehen,
Odisetë ,.
…nuk janë më ata …!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s