Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani

 

MËSUESIT TË PARË K.D

Gjithmonë e vogël kam besuar,
se mësuesit kurrë nuk vdesin.
Kur mora vesh se nga jeta je ndarë
një lule doja të të sillja mbi varr.
Manushaqe apo karakafka, si ty të pëlqenin
do shkoja në pyll ti mblidhja, si dikur
dhe vjershën përmendësh do ta thoja,
sikur ta dije…! Unë i mbaj mend dhe tani.
A to që në fillime më ke mësuar Ti!

 

ËNDËRRO ME KËMBË NË TOKË

Në lisharësen ku përkunden ëndrrat e mia
këmbet cekin tokën
dhe ëndrrat marrin jetë.

 

MOTIV I LASHTË

Diku aty jam unë
në një cep të ditës,
ku rrallë ndodh të kthejnë kokën e të më shohin.
Jam në një çast të natës duke pritur yllin tim.
(Të gjithë thonë kanë yllin e tyre)
Jam në një copëz qiell gri,
ku diellin vonon të arrijë.
Duhet të jem në buzëqeshjen e vonuar
që aq shumë u prit.
Ndoshta jam ai motiv i lashtë
ëndërr e çdo kompozitori
e prap mbetur pa melodi
jam…!

Ndoshta jam e tëra harrim
i përkas të shkuarës
e pres më kot të nesërmen të vijë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s