Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

TI NUK KE VETËM NJË EMËR

Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,
sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,
të të quaj ty nënë,mallëngjim,dashuri e paqtë,
zot,heroinë,më thuaj me cilin emër do të të flas.

Shpirti yt i bukur ma con zemrën,si zog tek retë,
më shplodh nga vuajtjet me fëshfërimën e lehtë,
se brenda dhembshurisë tënde,fle një luaneshë,
e patrembur,stoike,do të thërrasë,mbretëreshë.

Vetëm ti di të ndjesh e përqafosh çdo ndjenjë,
të falësh dashuri atje,ku shpirtrat vetëm qajnë,
dhimbjen t’ia qëtësosh lëngatës së pashpresë,
dhe moshën ta sfidosh ,si një lojë kalamajsh.

Bukuria jote nënë,mbjell perla në tokë të djerrë,
ndan ujin e trazuar që than filizat e sapodalë,
këngës ia merr shtruar sipas zakonit arbëresh,
rrënjët thellë në tokë, lidhen si mishi në gjak.

 

MALLI I SHTËPIZËS SIME

Eh, si krua gurgullon malli i vendlindjes,
rrjedh si fllad edhe në gjumin e ëndrrës,
se atje derdh prej syrit,lotin e dhimbjes,
dhe pres të ma thajë prëhri i nënës…

Nëse tek pragu s’më del nënokja ime,
bëhem merak dhe mërzitem shumë,
sa zemra më dhëmb,si zog fluturimesh,
gjersa të heq merakun ,që më mund.

Kur e shoh të ulur ,rrëzë një hardhie,
tek prëkëdhel me duar lastarët e rinj,
ashtu si dikur,kur gërshetin përdridhte,
e thurte aq bukur,sa më ka mbetur fiksim.

Eh ,kur bie nata asaj shtëpize të bekuar,
mos më pyesni,se zemra bëhet thërrime,
kur kujtoj nënën,që rri strehës malluar,
duke ndjekur çapat,qysh prej fëmijërie.

Hënës që fle heshtur asaj shtëpizës sime,
i lutem e përgjërohem vetëm për një çast,
nënës t’i ndriçoj baçen dhe të sajat lulërime
se dhe natën se zë gjumi,pa i parë si janë.

Resë së qiellit, kur bubullon me ulërime,
ta uli pak zërin,kur kalon natën mbi çati,
se nëna s’i duron dot shigjetat përcëllime,
është në moshën që ikën e të thotë lamtumirë.

Dhe erës pranverore, kur ia flladit faqet,
t’i futet në gjoks dhe t’i çoj aromën time,
teksa rri e më pret rrëmbyer nga mallet,
se unë nuk vonohem si vajzat në shtegtime.

Ju thashë,zemra ime është bërë thërrime,
ndarë është në copa,si petalja kur griset,
gjysma tek unë e gjysma tek shtëpiza ime,
sa dhe kur të vdes,trupit s’do t’i ngjitet…

 

E HUMBA ATË PJESË TË SHPIRTIT TIM…

Ku je nëna ime,që more me vete mëkatet e mia,
Kur netëve të vona kthehesha e s’të shihja në fytyrë,
Derën si djalë i prapë ta përplasja mes ulërimash,
Kurse ti me atë butësinë më thoshe,erdhe biri im?…

Qepallë rënduar pas xhamave më prisje në të aguar,
Mbi atë poltron të vjetër që kërciste këmbëzat,i zymtë,
Shokët më thoshin,hej mik nëna jote qënka akoma zgjuar,
Ti buzëqeshje përmes xhamit,kurse unë s’ti hidhja sytë.

Më digjet xhani për sytë ,që treteshin ligështuar,
Për lotët e hidhur,që t’i mbolla unë,biri yt shpirtlig,
Kur flisja me gjuhën e drogës dhe mendje turbulluar,
Kurse ti me lot në sy,më thoshe,lëre drogën biri im!…

Peng më mbeti ajo natë ,mbi pëlhurë errësuar,
Një telefonatë me ndërpreu,teksa dehesha për qejfin tim,
Vëlla,qante motra,nëna vdiq,me emrin tënd hidhëruar,
Nuk mbaj mend si e kam bërë atë rrugë të errët, shkretim.

S’e di, pse u stepa para trupit të saj zbukuruar,
Vallë kjo ishte nëna ime,që e bëra të vuante kaq shumë,
Paskam kaluar jetën nëpër mugëtirë i harruar,
Dhe fytyrën e saj ëngjëllore s’e mbaja mend qëkur.

Asnjeherë s’ia kisha parë aq pranë flokët e bardha,
As dorën e plakur që mban akoma të vjetrën fotografi,
Atë kujtim të bukur,që kishim dalë kopshtit nen dardha
Me turp u mbulua cdo skutë e shpirtit tim të zi.

Në vorbullën e drogës ,gjithçka kisha harruar,
Sytë e saj jeshilë,që s’do kem më fat t’i shoh,
Dhe zërin përkëdhelës,që më fliste aq ëmbëlsuar,
Kur kokulur kthehesha i droguar natën vonë…

Qaj zemra ime,qaj me dënesa sa të duash,
Ajo që më donte aq shumë ,dheu do ta tretë,
Askush atë derë s’do ma hapë e buzëqeshë mua,
Askush nuk do ma thotë fjalën e saj të shenjtë.

E humba atë pjesë të shpirtit ,që kujdesej për mua,
Dhe zjarrin e prehrit që më ngrohte,kur kisha ftohtë,
S’ia gëzova asnjëherë nënës atë zemër të pikëlluar,
Dashurinë që më fali ajo,s’do e gjej askund në botë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s