Poezi nga Rita Hoxha

Poezi nga Rita Hoxha

 

Deti im

Det i lashtësisë,
mbi hiret e tua anija lundron,
pulëbardhat, mes regëtimash pa fund
si zambakë të bardhë mbi valë lulëzojnë..

O det i mirësisë,
në limanin tënd bujar anijet ankorojnë,
blusë së thellë shtrirë pa kufi
prehjen e vetme aty e kërkojnë.

Deti im i madhërishëm
me perëndimë e agime shkruar,
me sirena e legjenda yjesh përshkruar,
Iliadat e shqiptarëve mbi ty kaluan,
në legjenda nimfash bijtë të kënduan

Këngët e vajet për to u shkruan
nënat ninullat, i kthyen në vaje
klithmon deti, pas qiellit e tokës
“ikje biblike” përjetë të larguar.

 

Durrësit…!

Durrës, më shaqet hija e largimit
avitur milje detare larg
me krahë pulabardhe fluturova
e regetima të mbetura pas.
Destinacion të panjohur përshkova
e kudo përhumbur imazhit tënd
syve që lahen në mijëra ylbere
e valë të shtrira në më të thellin mall.
Larg jam, shpesh dhe trishtohem
lëshoj klithmat në thellësitë e detit tënd
Anija largohet agimit më të parë
e mëngjesi pa zbardhur si vello të qëndron.
Hijet dimërore vërshojnë shpirtit tim
mbetur pezm i mjegullës kufi
aty ku ti shpërthen egërsinë,
aty ku ti fal madhështinë.
Unë fëmijërinë kam lënë peng tek ty
hapat e parë duke nxituar
plepat që përkundnin gjethet e fundit
dhe lotët shi gjer në mallëngjim.
S’ di pse vetmia na mbërthen të dy
dhe përherë na çon në të largëtat kujtime
gjëmim i derdhur në flokë shkumëzim
e zjarr i ndezur përherë në shkëlqim.
Sot jam larg, si në ëndërr takohemi
ndjej gjakun të vërshojë furishëm në deje
këmbëzbathur vrapoj në të lagshtën rërë
të ndjesj si të mundem, të ndiej vlagun tënd.
Në gjunjë bie përmbys këmbëve të tua
Durrësi im sa vetë lashtësia
Unë foshnja jote, shtatore përmallimi
anije e përjetshme, tek ty ankoruar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s