Poezi nga Sofia Doko Arapaj
Eja…
Ç’ bën këtu tek pema e madhe,
e kanë prerë arrën, eja!
Lëre mëndafshin e mjegullt për gjembat,
lëshoji sandalet kauçukë, hë të keqen, nuk të bëjnë më,
çantën prej basme, penën … librat,
si thua, a t’ ua lëmë fantazmave….eja…
Eja…!
Ah, që…!
S’ guxoj dot, të t’ shoh në sy
më copëtove zemrën i pafati ti,
sa ke vuajtur, tërë natën, i vetmuar,
kush kokën, ty, me plumb të paska shpuar,
ah, birrë e hapur… qenush… nuk të shoh dooot,
sa turp e mjerë, që- jam nje-ri, në kë-të bo-të!
Nuk mund të flasësh dot o miku im,
po më tund bishtin veç, për pakëz ndihmë…
Pak tokë… dhe jaa…ai shkëmbi shtuf!
Erë… kokëkrisur… bam dhe ulërimë!
Ç’ më rri ,ç’ më hesht, ti fik,ti rrënjëdalë,
në qafë iu var një rrip, në kokë një vrimë.. .
Trembur zogjtë, vajtojnë, kërkojnë folenë,
lëngojnë shtatëshpirtrat mace, e përse?
Sa turp që jam njeri në këtë botë,
turp që s’ kam më forcë zërin të ngre!
Ditën e tretë
Kur
tha…, shkruan bukur dola nga strofka,
bëja para – mbrapa, pak edhe nga pak,
sytë me shkëlqenin si vesa mes dritës,
shtrëngova fort fatin, mos kthehej në gjak…
Kur tha… t’ i përkthejme… mora përpjetë
lidha gjith mos-et e mos në zinxhirë,
s’ ka gjë pse po vritem, jo nuk ka dert,
veç vargjet e mia, mos mbesin n’ errësirë!
…
Flokët i kreha me gjëmbat e erës
strofat mbretëresha e ngjyra qëndisur
ai ecte përpara, unë ndiqja si shqerrëz,
derisa sa arritëm, mbi shkëmb të thepisur…
Advertisements