Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Nëna mu plak para syve.
Në fillim preu flokët e gjata.
Unë qava kur e pashë atë ujvarë
ngjyrë gruri të pjekur
të binte përtokë.
Ikën flokët që valëviteshin
herë lëshuar e herë bisht.
Pastaj doli një rrudhë
pak më vonë një thinjë.
Këto nuk dukeshin deri vonë
i mbyste ngjyra e artë e grurit.
Ja kështu filluan shpatullat të vareshin nga pak, pa kuptuar.
Derisa hapa një album fotosh
dhe kuptova,
se nëna mu mpak para syve
e unë s’ mund të bëja më dot  asgjë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s