Poezi TANKA nga Seti Pezaku Vladi

Poezi TANKA nga Seti Pezaku Vladi
 
 
☆☆☆
 
Me duf u mbushën rrugët,
DHJETORI si yll printe
për ëndrra e liri,
jo për këto të mbjella…,
dimër e varfëri.
 
 
☆☆☆
 
Kapele,
ky shkëmb shekullor
rri mbi ty, o det!
Flak’ e zjarr përvëlohet
për një gur të stivës vet.
 
 
☆☆☆
 
Kur bien ortekët
krah’ legjendash bëhen
në épose këndohen,
si yje metaforash
ndrisin, fiksohen.
 
 
☆☆☆
 
U nemit deti me ty,
nimfë e tokës ishe;
ngriti valët e tha:
– Çudi,
paska dhe toka perri!
 
 
☆☆☆
 
Banda ndez qytetin
në agimin bardhë bor’ ,
me muzik’ parakaluan,
nga bota ardhur
qindra skiatorë.
 
 
☆☆☆
 
Korrupsioni,
dijes i mbyll derën
lekut i ngre vlerën.
Qan qyqja në vetmi
pyjeve, oi…, oi…
 
 
☆☆☆
 
U shkul shatërvani
me shkulmet e bardha,
bukuri stilore
mbetur në celulozë
kujtimeve rinore.
 
 
☆☆☆
 
Trokëllim’ e kalit larg.
Vinte Doruntina
me besën patretur
tek vëllai mbetur,
t’puthte t’ëmblin prag.
 
 
☆☆☆
 
Dimër.
Degëve të bardha
harabelë shikohen,
në shi e dëborë
nga çerdhja s’largohen.
 
 
☆☆☆
 
Dridhet shelgu në vetmi
me krah’ thar’ e ngrirë,
netëve
me dimër mbuluar,
akullnajën shtruar.
@seti pezaku vladi
24/02/2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s