Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

 

AROMA E JETËS

Trëndafil, zambak
Karafil, gardenjë
Mimozë, manushaqe……
Si këto lule je.!
Dhe jetën tonë
Me aromë mbush
Dhe ngjyra jetës i sjell.
TI je një zonjë!
E re ,dhe e vjeter ,
Për mua, zonjë prapë je.
Nuk ka rëndësi
Me flokë të kuqe ,
Bjonde ,apo brune ,
Dhe thinjat e bardha
Të kanë hijeshi.
Grua e bekuar ,
Krijesë e perëndisë
Je zonjë, të falem tani,
Përulem para teje o
Krijesë e bukurisë.
Nuk ka rëndësi ,çfarë je.
Mësuese , shtëpiake,
Fshatare ,malësore
Avokate, qytetare………
Je mbretëreshë e dashurisë!
Nuk ka moshë, bukuria jote
Bukuria jote, është shpirt në sy.
Diellin ,mëngjeseve sjell
Dhe hënën për jastëk na vë
Aromë jetës i përcjell.

 

SI PETAL

Trëndafil,mos kërko kot!
Kjo tokë,është e thatë për ty,
Është e ftohtë për ty,
S’do gjesh, as ujë,as diell, as shi.

Ujë ,diell, shi do ti marr në krah
T’i vë në kraharorin tim
S’ka ajër me ,trëndafil!
E kam mbledh vetëm për ty,
Për ty petalin im.

Kur mos kesh ,as diell ,as ujë
Unë jam këtu ,ti e di!
Mugët ,heshtur ,si diell nën shi.
Për ty, e imja dashuri .

Si nazet e Marsit, do t’i hedh
Rrezet ,që të t’prekin në buzë
Që të t’djegin, të t’bëjnë shpuzë
Pikat e ujit, do t’i hedh, si shi
Të fikesh, të shkrihesh si qiri
Pa to, le t’mbetem, e frymë mos marr
Për ty ,dashuria ime !
Do kujdesem unë, si petal.

 

LERMË

Lërmë, të marr pak frymë
Po mbytem me ty
Më mungon oksigjeni ,ajri ,era
Dua t’i shijoj! Ti prek ,pa ty!.

Dita e e bukur, plot ngjyra
Po zemra ndjen ,natë mërziti
Lërmë, të marr djellin brënda meje
Të kem ,pak dritë.
Errësira me ty ,më ka mbuluar
Dhe s’ dua të të shoh ,as sytë.

Hënën, ta marr në duar
Me të dua të dëfrej
Të lutem ,mjaft!
Mos e kthejmë lotin në shi
Nuk ja vlen, të të urrej

Dikur ,ato sy i dashurova
Tani janë të huaj ,ashtu si ti
Lërmë, të marr pak frymë
Kjo dashuri ka mbaruar
Është djegur, është bërë hi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s