Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
MEMORJE
 
S’kërkoj që të më shfaqet asnjë çast,
vegimi yt që nuk më ngrohu kurrë,
prej fatit ndodhi , apo është rast,
të më lëkundet shpirti edhe burrë.
 
Gjithçka ka ndruar, koha pluhur gri,
prej vitesh mbi çdo fije të ka hedhur
dhe ndoshta nga çfarë joshte në rini
me truke tonesh enkas e ke fshehur.
 
Por largësitë shqyej në memorje,
dhe ngelem prap’ e prapë pa përgjigje
Çfarë ndodhi midis nesh, apo qe ndrojtje,
që edhe ti në heshtje se përligje.
 
 
 
LIRIKË PRANVERE
 
Pranvera natyrisht në heshtje
të blertën do ta shpërdorojë,
pastaj të tepërt buzëqeshjen,
për gjithkëdo do ta dhurojë.
 
Dhe s’di përse ngjyr’ e zefirit
që kaltërimën të hedh syve,
më jep lëkundjet e të pirit,
apo ky sens na ndodh të dyve?
 
Mornicat marrin vrull pas heshtjes,
e ndjej në turbullimin tënd,
paska një kohë ti falesh brejtjes,
nga shpirti im që tëndin çmend!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s