Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

ME AGUN, E MOTIT…

Sy puplor
N’maja t’shekullit, u ngjitën, me agun e motit
Për kunor
Të kokës pari e dheut, t’marin bekimin e Zotit

Kur ofshëmën, e shkundi era, nga lapidari Iliri
Për gjinjtë e shtrydhur, t’nënave t’lodhura si loti
Ndër kullat e qëndresës, t’mbetura pa dashuri
N’gjaqe t’pagëzimeve, që i bekonin kokat si moti

Sy puplor
U ngjitën, deri te qielli i nëntë, ku nure ndriçojnë
Për kunor
Të kokës pari e dheut, shqiptarçe plisat të jetojnë.

 

N’TRUALLIN, SHQIPËRI…

Mbi mjegullat liri
Janë nuret e dëshmorëve, me ngjyrat e bashkimit
N’truallin Shqipëri
Janë ecjet hije, që kafshojnë jetë, me sy trishtimit

T’pikëlohet, balli i burrërisë, me ngjyrat e harresës
T’vdes krenaria, nga tradhtia që e ndjek, nëpër robëri
T’thotë fjalën e fundit, pishtari i dritës, n’teh t’besës
T’këndojmë, këngën e lotit, sikur vdekjet ndër mëlësi

Mbi mjegullat liri
Heronjtë, i numërojnë motet, n’ballin e shtatores liri
N’truallin Shqipëri
Marshon, tradhti dekoratash, atdhe, me fitoren robri.

 

N’DY SYTË E GURIT, TË OXHAKUT…

Përtej plagëve
Më pret, dashuria e harruar, n’dy sytë e gurit të oxhakut
Me zë t’fjalëve
T’dalë, nga lotët e nurit, ku më mbetën, fisnikët e gjakut

Rrugës, ku u ulën nga malet, plisat e fisit me hutat e lirisë
Mes pritave tinzare, t’përbindëshit të çmendur nga uria
Për bukën e truallit, që gatuhej me djersë balli t’malësisë
N’kepat e karpave, ku zjarret i ndizezte, besa e krenaria

Përtej plagëve
N’dy sytë e gurit të oxhakut, më pret dhe hija e dashurisë
Me zë t’fjalëve
Të trazuara, nga malli i lotit, që më mbeti n’sy të malësisë.

 

GËZUAR DITËN E 8 MARSIT

Ju, të bekuara nga Zoti, me artin lindje
Që e pikturoni botën, me dashuri e lumturi
Gëzuar Ditën e 8 Marsit, shtegun e betejave
Që hapi rrugën, drejtë pirgut të fitores
Nëna – është gurra e njerëzimit!

 

KULLA, E SHQIPTARISË…

Plaket
E s’do të vdesë, as me vdekjen e jetës, nëpër hijet e robërisë
Përgjaket
Si këngët që i ruan lahuta, n’tel plage, ku rigojnë, lotët e lirisë

Në shtatëdhjetë varre, lartëson, shtatëdhjetë lehoni t’dashurisë
Për gjelbërim t’hirit, ku moti pushon, si engjujt që u bënë yje qielli
Për tokën e lavdisë, ku qëndiset jeta, si liria, n’ballet e Shqipërisë
Ta sheh mëngjesin e atdheut, si bebëzat sy, kur i prekë, dritë dielli

Plaket, e plaket
Që të harrohet, nëpër rrudhat dhe thinjat e kohës, pagëzuar liri
S’do t’i përgjaket
Ardhmëria, n’lulishten e dashurisë, ku lulëzojnë plisat e Shqipërisë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s