Poezi nga Yllka Qosja

Poezi nga Yllka Qosja

 

Se kur…

Sikur ta dije sa dhembje ka,
Nëpër fletët e shkruara.
Të rrjeshtuara në rafte librat vargë.
Vuatje dhe histori ndër shekujt me rradhë…

Sekur të ishin të gjitha të pashkruara,
Bota do të ishte ndryshe, më e bardhë.
Mban boja dhembjen dhe shkruan shpirti,
Për dashuritë, ndarjet, mërgimet e sëmundjet,

Vuajte, histori, luftra dhe skamjet…
Edhe këto vazhdojnë gjatë…
Sa gjatë!

 

Gëzime të humbura

Të humba dhe përreth po errësohet,
Të humba dhe qyteti është i plogësht,
Jeta dhe erosi im, kënaqësit e mia
Vetëm ato edhe të vërtetat mbi mua.

Keto janë pushim për shpirtin tim, në kërkim
Ku zemra ime mund të marri në to çdo formë;
Kudo që karrvani-jetë të kthehet përgjatë rrugës,
Do dali një gëzim i papritur për zemërimin tim…

 

Sonet këmbanë

Nënat na kanë mësuar
për ti marrë leht` përgjegjësitë.
Për të shkuar në udhën e mbarë,
qilim dhe urë bëhen të kalojmë mirë.

Me një fjalë të shenjtë për ne,
Të pa`përtuara për t’u kujdesur,
Sepse janë gjithmonë aty pran`
I kemi apo si`kemi në jetë ato,
…zemra jon` kurdoherë rreh` për to.

Dhe nëse një ditë o`mike, o`miku im
Toka ju humbet nën këmbë si humner,
ilaçi që të shëron për tu ringritur sërish,
Janë duart e ngrohta dhe përqafimi-nënë.

Për ta kapërcyer atë është vetëm,
Një mama!
Ku dhimbjen dhe plagët di ti mbyllë.
Të jeni-jemi të lumtur,
se jeta, vitet e saj, jetës sonë jet` i jep.

…dhe nëse një ditë mike, miku im
do të dëgjoni këmbanën të godasë,
apo një zile dere, thirrje muzike në telefon,
…ajo do jetë aty duke ju folur me zë-plotë.

Një nanurim para se të flini do këndojë,
Ajo është nëna ime, do thërrisni…
…bashkë me ju ashtu edhe unë do thërras.
Alo mama, sa të dua!…sa të kem`jetë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s