DOLI NGA SHTYPI VËLLIMI POETIK “LOTËT E SHQIPËRISË” I AUTORIT YLLI GALINA (Bajram Dabishevci)

DOLI NGA SHTYPI VËLLIMI POETIK “LOTËT E SHQIPËRISË” I AUTORIT YLLI GALINA (Bajram Dabishevci)

Sapo doli nga shtypi vepra më e re me poezi, “Lotët e Shqipërisë”, në volum 200 faqe, e autorit Ylli Galina, ndërsa është vepra e 26-të e botuar e tij.
Ndarë në katër cikle: “Gjaku i vreshtit”, “Loja e argjendtë”, “Ngas fatin e përgjuar”, “Dyert She të Trojës”, ndërsa janë përmbledhur 91 poezi, vepra më e re e këtij autori shënon arritje të reja të habitshme.
Profil elitar i niveleve kulmore botërore, poezia e krijuesit Ylli Galina ka të tilla dimensione estetike e të përgjithshme, kurse secila vepër e tij arrinë shkallë të re tejkalimesh të botimeve paraprake, sa kjo veprimtari botuese tashmë nxjerr para kohës, letërsisë dhe lexuesit një profil që ngacmon kureshtjen, pa përjashtim, të secilit.

Nxorri në dritë:  Shtëpia botuese “PJETËR BOGDANI”, Prishtinë.

 

Botuese: Zade KUQI

Disenji, faqosja: Indrit GASHI

ISBN 978-9951-736-17-6

 

DEGË, MOS VDIS!
“Se ndoshta ajo që dua
tjetër gjë nuk është”…
SATO HARUO (SHEK. XX)

Me gurët e pikëllimit ngrita muret e lutjeve
drejt perëndisë, të mos shkelësh petlat e kuqe
që mbushin me ninëzat e syve të mi dritën që sheh.
Dhe kur po më thoje: “Faleminderit, jam me fat
që kupën e parë të nektarit të perëndive,
e shijon i pari shpirti im”,
e di pse erëza e trëndafilit më merr copëra të mishit
dhe po hapen gonxhet e dy trëndafilëve të tjerë.
Oh, sa këndshëm po futem në liqenin e dhembjes
dhe po kthehet ai në det të helmit, po mbytem në të,
ç’më duhet tërë kjo vuajtje tmerr, nëse sytë e tu
nuk i kam pranë, nuk i prek?
Ja, sapo çelën qershitë. Lulet e pjeshkës tashmë ranë,
këputem, ta fus me dhunë një govatë helm në një gotë
e po pyeti njeri për shpirtin tim, “ku rri nën kaq kodra
vuajtjesh mbi shpinë?”
I thuaj, në kopshtin e trëndafilëve rritet dredhka, dafinat
e pas plantacionit të portokajve e limonëve rritet me hov
e ndjekur poezia.
Dy sisët tua i dua të jenë të bukura, si dy kisha.
Katedralë ku rrinë strehuar veprat e Da Vinçit,
m’është jot kërthiza.

 

LOTËT E MI TROJANË

“Asgjë këtu nuk do të ndodhë më”
Ana AHMATOVA

Kishte kohë i varfër trokë e 30 vepra lënë pas vetes.
Kishte 40 minuta i vrarë, por shih ti, 12000 dollarë
në një xhep pikasën, që kur tek ai futën duart
dy egërsira me kollare….nga lotët e mi trojanë.
Goxha pas vrasjes, tek po e përgatisnin për varrosje,
dhe 90000 dollarë në dy xhepa sesi gjetën!…
“Irma, Harun, Edi… këtë mbrëmje promovojmë…
Them, ta rrëzojmë murin këtu, tjetrin aty përballë;
ta zhdukim korridorin e të kemi ku të mbajmë
sonte koncertin e madh”.

 

NJË NATË DIMRI

“Çfarë lëbardh në malin e blertë”
A.S. PUSHKIN

Kanë zënë pritat gotat dergjur ndër duar plot drithma,
vdekje gjer në qiell, mugët zhurma, qetësia e huaj u err.
Nëse, tufë poetësh ngrirë nën sportel eprorësh të tyre,
por shpirtin u shitën, blenë sërish secilën ditë të të lige.

Krizantema, edhe të qe mëllagë e egër, bar të njomë
të buzëqeshjes e gjeth të vetëm përqafimi s’gjen kund.
Shkarpat e thara gjithë vrerë, mështeknat mbyllën sytë
e pishat, kuq e hirtë – u kthyen në gagaritje, ç’po ngjet?

Tash di pse mengenetë trupin tim tendosin sa më fort,
qielli kthyer pas parmakëve, kërbaç i gjorë vringëllon.
Sherbelja, senameqi, sinapi, pra, pse do kenë ikur heret
e pse prore këto yje, këto net mbajnë çmimet për treg?

Nuk shoh fundin e valëve, mjegull, acar, ngrinë, tall.
Bota nuk do ishte këtu kurrë, gjaku im të mos qe urë,
pikëllim, ti baba i diellit, dashurinë e fshehtë përkund!
Rritu, dashuri, tej malesh me qiparisë e vuajtje bashkë!

Ngjanë në det të harruar, në ndërkohë që shkretëtirë
rrotull gjithkah.
Dashuri ka qiell e tokë, si rezervat llogoret pa fund.
Atdhe, të të bleroj gjakun, zura yjet, ku gjilpëra s’u fut!

Një robinj, një ujëvarë helmesh e britmash,
do firmos në fund dimrit të qelqtë këtë natë.
Thërrmohu, diell, në miliona dyshime, si tufa kuajsh,
si shkurre të gjalla, të zvarriten rreth tyre retë bushtra.

 

GËRMADHAT PSE MBAJ PËR NËNË
E BABA?

Më vodhën kitarën dhe briskun me elmaz,
madje nuk kuturisën të mos më vjedhin dhe tri poezi
që sapo në letër kisha hedhur plot trishtim e mallë.
Më vodhën dhe tirazhin 200 copë të librit,
për perëndi, arritur të dalë nga botimi në dritë!
Këtij vrasësi doemos që do i ngris një përmendore,
vetëm do pritur ca, shumë pak vite, mbase pesë të tëra,
po arrita e mblodha ca grushte qindarkash të mallkuara.

 

Autori: Ylli GALINA (Bajram Dabishevci)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s