Poezi nga Delo Isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

MOS MË PUTH

Më shikon me sytë prush,
Ajo vajzë buzë petale,
A ta puth a t’mos e puth,
Vogëlushen nazemadhe.

Po ta puth do më zemrohet,
Nuk dua që ta humbas,
Mos e puth do më largohet,
Nuk do gjej më tjetër rast.

“Mos më puth, të lutem mos,
Sepse buzët më përvelojnë,
Unë zemrën e kam bosh,
Kam frikë se më rëndojnë”.

A ta puth a t’mos e puth,
Atë vajzë zjarr e prush ?!

 

UNË FSHATARI

Dallojmë ne fshaterët kudo që jemi,
Sa na shohin, thonë: “Është fshatar”,
Të shkruar në ballë “fshatar” e kemi,
Era dhe dielli fytyrën na kanë vrarë.

Shkujdesur ecim ne në rrugë,
Me gjunjë të thyera, hapin e gjatë,
Na duket sikur shkelim mbi gur,
Makinat na trembin që larg.

Pëlqejmë ushqimin ta ham me duar,
Na bezdis piruni, luga dhe thika,
Kur pijmë raki e marim shtruar,
Kënaqemi kur dëgjojmë intriga.

Vishemi njësoj, si në dimer e verë,
Me këpucë pa çorape, si në fshat,
Vetja na duket me shumë vlerë,
Prandaj flasim me zë të lartë.

Ne fshatarët jemi njësoj në botë,
Nga njeri-tjetri dallojmë fare pak,
Jemi të sert, nuk derdhim lotë,
Kështu jam dhe unë fshatari Lab.

Ne fshatarë kujdesemi pë token,
Edhe drithin e duam shumë,
I duam dhentë, dhitë, qenin e lopën,
Për hallet e botës rrimë pagjumë.

Ne fshatarët lindim shumë fëmijë,
Kur sofra mbushet plotë ka lezet,
Të punojnë arën, të shërbejnë në ushtri,
Të lajnë hakun, të shkojnë në kurbet.

Ne fshatarët e respekojmë mikun,
Për atë kalamajtë i lemë pa bukë,
Me pushkë e presim ne armikun,
Kur ai vatanin kërkon të nduk.

Qytetari nuk është trim si ne,
Ai hesapet i bënë me kalem,
Edhe mikpritjen ai nuk e njeh,
Respektin ta kethen me ujem.*

Pa ne nuk bënë dot qytetari,
Prodhojmë bulmet, drith e mish,
Të zeza i ka duart fshatari,
Por frytet i’a pëlqejnë të gjithë.

Ne fshatarët mburremi, premtojmë ,
Gënjejmë sa të zgjidhim hallin,
Pastaj bëjmë sikur nuk të njohim,
Kalojmë lumin, menderosim kalin.

Qytetari fshatarin nuk e kupton,
Por edhe ne nuk e kuptojme atë,
Ai erën e bajgave nuk e duron,
Aroma e parfumit ne koken na zë.

Kur të tjerët na bëjnë vërejtje,
Ndokush rastësisht na kritikon,
Ne, armik e kemi për vdekje,
Origjina e fshatit s’na lëshon.

Betohemi për të gjitha perënditë,
Por asnjerën s’besojmë prej tyre,
Militojmë në të gjitha partitë,
Luftojmë që të dalim në krye.

Kur sigurojmë troje në qytet,
Stanet tona i ruajmë atje larg,
Me dhunë jemi mësuar që në djep,
Dhuna qytetarin e bënë zap.

Shesim tokat e babait në fshat,
Me ‘to blejmë makina të mira,
Diplomat i rreshtojmë varg,
Sigurojmë punë në ministrira.

Pastaj e mohojmë ardhjen tonë,
Dhe themi: “Unë jam qytetar”,
Por qyteari që larg na dallon,
Nga qëndrimi jonë krenar.

Nuk flasim si dikur, për dhi, lopë e ugar,
Në fund të fundit mbetemi pak fshatar.

*Ujem- Mielli ose drithi, që i jepej mullisit si pagesë për blojën

 

MOS. MË THUAJ…

Mos m’i thuaj herē tjetër,
Ato fjalë që m’i the mbrëmë,
Nuk do vij as sot, as nesër,
Dhe pasnsër jam e zënê.

Unë erdha nga shumë larg,
Erdha vetëm pêr të parë Ty,
Të më thoshe prit dhe pak,
Prit një javë a prit dhe dy.

Të më thoshe prit ca muaj,
Ashtu si prita shumë vjet,
Të më thoshje nuk të dua,
Se kam nisur tjetër jetë.

Do vija në dasmë tek Ty,
Për rë të uruar lumturi.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s