Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

UNË TANI JAM MBI OLIMP!

Un tani ndodhem mbi Olimp
Dhe nuk kam nevoj më per libra që nuk janë këngë!
Jam nginjur me fjalë dhe me lexim të pështirë
Te cileve u a mora hakun
Monumenet duke i ngritur proverbave të stërgjyshit tim
Me të cilat qëndisa shtigjet e lavdishme të historisë
Dhe gdhëndjeve çunake u vura kapakun
Përfundimisht duke zën mëndë!…

Tani që truri m’është ngopur me vargje e përshkrime të lehta,
Oh Perëndi!
O Perëndia im unë kam mëshirë
Për mjeranët e dekoruar me vetlëvdim
Prej ngordhësirave rrjepacake
Dhe dua të ndërtoj vet Perandorin e vargjeve ndriçuese plot gëzim
Që t’i këndojnë jetës së thjeshtë të njerëzve të mirë
Të punëtorëve e fshatarëve të të gjithë Botës
Dhe të të shtrenjtit e të vojturit vendit tim!

Nuk e di por tani unë ndihem i magjepsur mbi re e nën Diell!
Tani unë mund të qëndis e prezantoj vet bukurinë e përjetësisë
Dhe çdo egoizmi t’i vë fre e t’i bie trumpetës së fitores
E t’i lë pas e të mos mirrem më me gjith ato putana e faqezinj
Që ndershmërinë time jan përpjekur që të bëjnë pis,
E kam vendosur të pastrohem prej këtyre
Duke i bër personazhe negativ,të krijimeve të mia të ardhshme!

Heheeej o male o dete o ju bregore e pyje të vendit tim!
Shkollave të blerimit të vendlindjes sime tani unë vet do t’u bie zileve
Shoqet dhe shokët duke i zgjedhur nga brrum i mirë
Mes të cilëve duke u ndjerë deri thellë i freskët i lirë
Do të përpiqem të jem një lule
Në fjalën dhe mitrën e urtësisë së kuvendit për begati të Shqipërisë!!

 

Kështu si u kandise?!

Përse ti u rrëxove
Ndër këmbët e Oborrit
Langua mjaullitës – ti!
Me sy që rrjedhin vdekjen e shpirtiit kryengritës
Kështu – si u kandise?!

A s’ish misioni yt
T’i jepje drit lëndinës
Dhe malit – flak’n e begatisë
E Nënës çdo mëngjes ti nga një lot t’i fshije
E gjoksin ti t’ja ngrohje me Këngën e Lirisë?!

Oh sa shum që bërtet dhimbja
Ti a s’e dëgjon vallë
Ndër syt e vogëlushit që bredh nëpër vitrina
Në duart e plakut të urtë të shtrira mes qytetit
Dhe ke kuraj ende
Që vargut lajkatar të bredhësh ndër gostira?!

Përse ti u rrëxove – ndër këmbët e Oborrit?!!
Langua mjaullitës – ti!!
Me sy që rrjedhin vdekjen e shpirtiit kryengritës
Shiko si u kandise!!

 

Ç’janë ca çaste!

Janë ca çaste që petalet e dashurisë i ngazëllejnë
Dhe trëndafilat nga gjëmbat i veçojnë një nga një
Ashtu si kopsat e mia i dashur ti m’i zbërthenë
E unë tulatem mbi gjoksin tend,në pritje pa bërë zë!

Janë ca çaste që të gëzojnë më shumë se një vitë
Ku dashuria merr aroma e ngjyra hyjnore!
Ashtu si ai shtegu nëpër pyll kur mbushet plot dritë
Dhe zogjtë nëpër foletë na gëzonin shëtitjeve vjeshtore!

Janë ca çaste kur qielli loz me ne e paprtiur na hedh shira
Edhe ne nën shtëpinë tone çadër – harliseshim lodrimit!
Dhe puthjet e përqafimit n’ato çaste,
seç kishin ca të shijshme ëmbëlsira
Që kurrë nuk na ngopnim e ne udhtimin nisnim prej fillimit!

E di,janë këto çaste momentet më të bukura të lumturisë
Që na përfshijnë të dyve vallximit dhe haresë së blerimit!
E ne yjeve dhe ylberëve tanë shumëngjyrësh të begatisë
Ndiheshim e ndihemi edhe sot,
si dashnorë të përjetshëm puthjeve e përqafimit!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s