Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

 

Adrenalinë

Diell e pastaj adrenalinë
e trupi e humb forcën e rëndesës
një humbje që në ajër e vërtit si pendë
e po aq lehtë e bën të magjepset.

Adrenalinës tënde turbullohesh
por ti e ke kaluar cakun e magjepsjes
bota më fundoset brenda syrit tend,
si meteori që godet planetet.

Dhe shoh sytë e mi të bërë si krater
e më ngushtohet këndi i buzëqeshjes
derisa e qeshura fshihet e humbet
si copëzat e meteorit që u fshehën kraterit.

E përsëri diell, flutura e krahë fluturash
varen trupit të botës si meridianë
e unë fatlumja në difektin e syrit
me fill e gjilpërë qep ëndrrën e ndarë…

Me fill të kuq si dielli flakakuq
që befas shton dhe një njollë të zezë
ashtu si syri që befas lëshoi
ca pikëza loti brenda në krater…

 

Detit të hapët

Deklaroj se “Zoti i Vdekur” i Nices është gjallë
në një tjetër agim-ateizmit tim
Zoti më provoi se është gjallë…
Jo! Nuk ndodhi asnjë mrekulli!
Veç njeriu i fortë i mbështetur tek vetja…
u vu në dyshim – rrugëtimit tim ku hasëm me “Zota”,
të ashtuquajtur ”Zota”…
unë ngjalla Zotin tim!
E zhduka mahnitjen e Nices nga “Vdekja e Zotit”
dhe e prangosa atë liri,
se liria njerëzore është prangosur
jetës së bërë anemi…
Detit të hapët e nisa anijen,
apo varkën e vetquajtur anije
e Zoti nuk ma ngushtoi detin e hapët
veç njeriu i shfaqur si hije…
Përballë hijes nuk po zbavitem
dhe pse Nice më fton për zbavitje
unë po e bëj Zotin tim
po e ftoj të më vijë në anije!
E nëse Zoti ka vdekur,
nëse më thua që ka vdekur,
unë po e shpik Zotin tim
po e ngjall aty ku ka vdekur…
Po e ngjall !
Si Zot-imagjinar …
se nuk kam ç’ ta bëj dinjitetin
që rëndon varkës së çalë…
Ja-aty në të djathtë…
varka po fillon të marrë ujë
e unë nuk jam aspak mbinjeriu
që Zotit i qeshem nën hundë…
Oh, sa jashtë mode, për filozofët e rinj!
që Zotin e kanë vrarë në mendim
anemisë sime që iu fal njeriut
unë e krijoj Zotin tim!
E krijoj në zemër të më vrasë vetminë,
që unin ma bën rastësi…
unë po e ngjall Zotin e Nices
në dobësinë që e kam si njeri!
Dhe është i bukur Zoti im!
i bërë i tëri me fjalë…
me tinguj të ashpër e tinguj të butë,
që vozisin varkën e çalë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s