Tregim nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Tregim nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

***

Brengat e valës udhëtonin… natën, fshehur mërzive dhe ditën, në reagime kaltërsish të kripura limaneve dhe varkës tretur, si një shpirt.
Ajo, nuk kishte vela dhe pse udhetonte, trishtimet e vonesave percillnin dhe mbeteshin mërzive! Lodhur dhe përplasut ndryshimit të saj, lekundur dhe tulatur dallgës?…
Dallga, i lante fytyrën dhe ja nxinte shpirtin?..
Pa shpirt varka, mes dallgësh përkëdhelur dhe irituar…, varkën e lartësonin dhe e fundosnin lekubdjeve dukej se po e linin, pa shpirt.
Ndërsa varka gëzonte lekundjet dhe kolovitjet e saj, hidhte vështrimet në horizont, kërkonte dallgëve thyer, nuk shtrohej dhe as i linte… si mund t’i linte shpirtin përplasjeve të dallgës
pafundësisht mes brigjesh vinin sorollatur.
Sapo e njomnin, i ledhatonin shpirtin ja përqafonte udhëve
të mendimit gjente…. embëlsi
të pa shprehura…. në dashuri, egzistencialiste varka ngrinte kryet gëzimeve, në lartësi.
Aty përpiqej të mblidhte kujtimet… e zbrazura humbjeve të detit shuhej, në gjerësi përmbi drejtime cakorduar dhe mes përplasjeve…!
Sa shumë dallgë dhe shpirtra mbledh deti im…?
Varkën, valën dhe ne deti na donte, në pronësi.
Është i pangopur deti më thiri dallga dhe unë, i sjell dhe i risjell
gëzime dhe informacione tensioneve pafundësi, nuk mund ta mbledh, nuk mund t’i mbledh as numëroj gëzimet, ekzekutoheshin në thellësi, si mendimet ku lija mallin e shkruar dhe djegur ëndrrash.
Aty, nuk ka ringjallje ndërsa dallga, ka jetë dhe pse e zbërthej formave dhe levizjes, ajo nuk lodhet, energjive të saj të pashtershme gjej frymëmarrjet e jetës.
Ashtu vazhdonte dallga,mes cikleve dhe mbi rikthime sulmonte… varkën, bregun dhe unë?….
Përqafuar si bashkudhëtarë në ngrohtësi dhe në mani stuhish ku katartet thyheshin perplasur qiejve, më lironin… kaltersi.
Asnjëherë nuk desha të lija varkën vetmisë së natës.
Aty dukej se vet terri ndjente frikë prandaj dhe ngulmonte levizjeve të zgjohej nata dhe varka të kenë frymë dhe jetë.
Mes valës së qetë voziste… varka, gjeti përkundjet e shkujdesura të goditjeve për të pritur zgjimet.
Zgjimet, janë si sirenat që ndruhen… dremitjet, ja linte detit që ta përkund.
Vetëm dielli, më zgjon, më zbut dhe na kundron… udhëtimet…?
Nuk ja lija fshehtësisë së natës, më lodhin dhe mua mendoi dallga… unë dhe stuhitë i japim dridhje detit dhe trimërinë ja zbut.
Ai, zgjon jetën dhe fjalët… më ngrohin shpirtin, nuk e ndihmojnë të jetë i ngrirë… buzëve?…
Sa pak psherëtima, mes buzëve, binte hija e vdekjes.
Sa shumë dritë kishte dielli!….
Kishte udhët e zgjidhura dhe udhëtimet gjenin zgjidhjet!…
Mes varkës së vetmuar ku kërkonte dallgën që përplasej
dhe pse e gjente veten në dialogim të mbytur dhe të shteruar dialogut mbi dallgë… të krisura, detin, nuk e ftoj .

Dhjk ©12-03-2016

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s