Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Pa titull

këpucëgrisur heshtas eci
kalldrëmeve të murosura të kohës
nga bregu tjetër shkumë e detit
me zë Afërdite i foli
mos e kërko deri vonë
se sytë e territ të tradhtojnë
e muret e jetës
shemben mbi fatin tënd…

ashtu këpucëgrisur prapë zvarritur
të erdhi deri tek muret e zemrës
nën çatitë e saj priti
derisa sytë e shpirtit tënd
i pikuan mbi plagë
atëherë edhe bota e kuptoi
se në këtë jetë s’ishe gjë tjetër
… veç shpirti i saj binjak!

 

Teatër

Nata copëtohet
nga ofshama të shtirura
edhe trëndafilat lëndohen
kur u shtrydhen gjinjtë mizorisht
nëpër dysheme teatri
shenjëtarisë së fjalëve tok fshihen.

Ditën i buzëqeshin puthjeve
edhe ferrat e egra
që as kurora në kishë
nuk i shndërroj në trëndafila
zvarriten si të përdala
tokës së lagur nga shiu i mëkatit.

Kur flokët e jetës zbardhën
shpirti i lodhur kuajt e oreksit shalon
futur në rrethin e psalmeve
kokëmbështetur në kraharorë fati
qetësisht sytë mbyllë
…harron se jeta ishte veç shtirje.

 

SATIRË

Një mëngjes në të gdhirë
Nisen rrugës tonët pushtetarë
Në forume ndërkombëtare
Marrin shofer dhe armëtar

Bashkë të gjithë hynë në sallë
Kokën lart të kryevendi
Nuk po dihet kush është i parë
As kë e kërkon kuvendi

Edhe nikoqirët po çuditën
Kush nga ta është ministri
E ngadalë fillojnë mahnitën
Njëri nga ta, duhet të jetë prijësi

Edhe shoferi ka të drejtën e fjalës
I pispillosur me kollare
I shkon zëri si bilbilit
Në log të kuvendit të funksionarëve

Lum e lum për këtë “plejadë”
Vendin tonë që po udhëheqin
Fytyrën vendit ia kanë “zbardhë”
E imazhin veç po ia “ndreqin”

Teatri i politikes një mesazh përçon
Është zhveshur fjala krejt nga vlera
Me poshtë ky vend s’ka ku shkon
Veç t’kthejmë gëzofin prej erërave tjera

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s