Poezi nga Sabina Darova

Poezi nga Sabina Darova

 

Teori

Ka shumë forma
për të përballuar humbjen
e dashurisë.
Ndër to e qeshura
po po, e qeshura,
ajo tronditësja
ajo bubulluesja,
ajo që të shkul mushkritë
si rrënjë lisi me forcën e jehonës
dhe qepallat i bind si dy lundërza të vogla
ndërsa vozisin në liqenin e krijuar nga lotët
ku lindin veç zambakë të hidhur.

E pra qeshu, qeshu fort
me dashurinë e humbur
dhe mos lakmo
të përvetësosh zambakun
që kthen nga rruga akrepat e orës.

 

Zgjimi

Fjalët trokasin
tre herë
tok tok tok
në portën e zemrës
si postieri mbi trungun e pemës
tre herë
tok, tok, tok
në tre fjalë:
– jam unë, pranvera
më janë harlisur rrënjët
e hidhma një kovë ujë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s