TAKIM ME LASGUSHIN / Poezi nga Dije Lohaj

Poezi nga Dije Lohaj

 

TAKIM ME LASGUSHIN

Dolën vargje, nga Yjet e zemrës sate,
Valëve të tua po shtrydh rrezet n’perëndim
Të brumosura me muzat e Pogradecit,
Të ngjizura në këngë cicërimash
E mbi hirin e Nositit tënd,
Sapo solla një lis Kosovë,
Mëkuar nga bima jote,
Me belbëzime zanoresh,
Të përhapura tutje nëpër valë,
Si pasqyrat e tua nëpër Pogradec.

E lëmon gjëmën e dhimbjes sime,
Tek po e shkrijmë fjalën
E Gjeniut të Anijeve,
Si kromën e floririt të perandorëve,
Tek po e shtrydhim lotin
Përzier me cicërima bilbilash,
Në Vallen e Yjeve,
Tek na rrahin valë cunamësh,
Shtrëngoj dallgën,
Si germat e motit dikur,
E bie, ajo valë si dallgë mbi shpirt,
E plas liqerin
Ku e gjeta duke dremitur
Me zanoret e zjarrta e të përflakura,
Në krye të një Gjeniu anijesh…

Tek numëron kokrrat e rërës
E shtrin dorën drejt Drilonit e Shën Naumit
Për një lutje shqip
Që çan mes përmes Shqipërisë,
Mbi yje, fjalë dhe zogj,
Në imazhin time për ty,
Ku mbaje dorën drejt meteorëve
Që ndrinin nëpër zjarrin e shpirtit,
Majë pishash të shihje,
Zanoret tek betoheshin,
Në shpirt të dheut e ujit,
Në shpirt të fjalës,
E në këngën e Nositit tënd
Tek betohen poetët.

Më trego ti, Kënga e liqerit,
Kush është ai dikushi që ta ndali fjalën
E Gjeniut të anijeve
Ashtu si zanoret e mia këtu,
Për zjarrminë e pyjeve,
Që shtrydhin qumësht fjale,
Që më bëjnë të qaj nga turpi,
E nga frika se mos po vdes,
Pa shkruar një varg për ty,
Ti rri këtu buzëndritur pranë stolit
E unë pranë Bjeshkëve të Namuna…
Po, ja, ku jemi të dy,
Akoma më mirë këtu,
Tek po miklojmë Këngët plëqerishte…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s