Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

NË BALLË TË FJALËS

Të ula një natë
E të kundrova heshtur
Më ishe lodhur
Nëpër beteja të pagjumë
Thellësive të tokës
Maleve të atdheut
Deteve të pafund
E urta ime dritëshkruara
Vetëm ti ma di dhimbjen
E plagën e vargut
Shushurimën e gjetheve
E ndjen nëpër lëkurë lisash
E krimbat e zi kundërmues
Që gërryejnë
Shtratin e lumit tim
Në ballë të fjalës
Si në një kolonë ushtarësh!

 

MARS

Shkund këto degë
Shkund
Merr më vete
Këto zgure të kalbura
Që tokën e helmuan
Deri në pafundësi
Hapja udhën prillit
Me lule
E mani të mbushet
Me gjelbërim
Mars
Shkund këto degë
E lisa
Ku sorrat sorrojnë
Me glacë kundërmojnë
Qiellit tim
Lë të vijnë lejlekë të rinj!

 

RRUGË TË HUMBURA

Si nëpër pyllin e Umberto Ekos
Ndjesë pastë pena e tij
Që na e la
Një copë dritë
E fjalë
Ka në çdo stinë e mal
Pantera e ulkonja
Që ulërijnë
Rrugë të humbura
Nëpër shpresa të kota
E një ëndërr
Sa një piramidë të lartë
Që prek qiellin
E s’mund ta mbërrij
Me asnjë shkallë!

 

NDOSHTA

Shkelëm mbi gjakun e toka
Nga brenda ka gjëmën e vet
Të fshehur nën gjethe të kalbura
Djalli ta dijë kur dita zbret me ters
E në shpirt ringjallet ora e mbrapshtë
Si hije na përcjell deri te vigu i lumit
Që ka harruar stinët me shi te kufiri
I një dhimbjeje mbledhur në vete
Ndoshta!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s