Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

NUK ËSHTË FUND BOTË

Ka javë që fshihesh, ka ditë që s’dukesh
S’di pse t’u shua, ai ndriçim ylli
Pse fshihesh pas reje në errësirë pse strukesh
Të verbon drita ime, apo ajo rreze dielli

Dje mbi t’miat varglule, uleshe si flutur
Dhe buzëqeshje ëmbël, me cicërimë bilbili
Tani zëri t’është mekur, gazi të është këputur
Dhe në buzët tua, s’erëmon aromë trëndafili

Kur erdhe heshtas, n’sy ta lexova unë djallëzinë
Për ëndrrat që shove nuk më the një fjalë
Buzëgaz më kumtove, ti mortdashurinë
Çudi, rrudha s’të pashë, mes vetullash në ballë

Sot, po sot! dritare të re, hapi shpirti jotë
Ndaj ndjenjat tua hapërojnë në shteg tjetër
Dielli im parapë do nxeh, nuk është fundbotë
Mallkuar qoftë kush pështyn, në pusin e vjetër.

 

***

Dikur magji ishte prushbuzëqeshja jote
Saherë që ma shkrepje ti mua pas shpine
Në zemër shpërthente gazi i një bote
Tek ndjeja hapin tënd të lehtë prej balerine
Portretin ta ruaj varur nën qepallë
Saherë që e shoh qeshi në vetëmi
Më përcëllon një prush më tundon një mallë
Për shikimin vëngër në këtë motstuhi
E kam nga mallëngjimi që digjet prore
Deri n’fundihatje mos përmend tradhti
Fjalët tua sot kanë ftohtësi bore
Sa do zgjat shpirtdimri vetëm TI e di.

 

MË FAL

Dielli sot s’nxeh si duhet
Lulet n’kopsht s’kanë mugulli
Dhe bilbili s’e di pse druhet
Të thur këngë e melodi

Mos e fto pranë zemrës sate
Falje ti për t’i kërkua
Fjalët tua me shije afrate
Thellë në zemër e kanë lëndua

Dikush në shpirt i sjell trazime
Ndaj ka ditë që ndihet ndryshe
Ai s’këndon kurrë kënghuazime
Pret beharin me aromë pishe

Kot e fton në ditë pranvere
T’i fashitësh dhembshurinë
Lëkurë gjarpri sheh n’degë ferre
Ndaj dhe kënga në gojë i ngrinë

Si t’harroj ai thikëshikimin
që ia lëshuan dje tuat sy
Në shpirti i mbolle malpikëllimin
Me helmfjalët plotë neveri

Kot e thirr këngës t’ia marr
Në kopsht tëndin mbi gardhiqe
Ti s’ke kopsht për bilbilgjyzar
Aty këndojnë vetëm qyqe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s