Poezi nga Miranda Shehu Xhilaga

Poezi nga Miranda Shehu Xhilaga

 

FYTYRËN MBI UJË

Të shohësh fytyrën tënde në ujë:
lëkurën e përshkon drita që përthyhet
tipare të lëmuara
përmes valësh të buta
që krijon fryma

Bukur shumë!

nuk ka në të vërtetë mënyra të tjera
veç thikës majëmprehtë të kirurgut
furçës së Vincentit
buzëqeshjes dritëplotë që fal dashuria
apo mashtrimi
të sjellë kësi transformimi

…po mendoja,
thika është me zarar e kushton
Van Gogh ka vdekur
e dashuria ka shku
(me te edhe buzëqeshja përkohësisht)
pra, përjashto këto
e ngelet zhgënjimi që sjell mashtrimi
dhe fryma ime mbi ujë.

po i dashur, Van Gogh ka vdekur
dhe horrat e kësaj bote jetojnë
e të gjithë besojnë se ai u vetëvra
sepse ishte Ai që preu veshin e tij
e dhuratë ia bëri një prostitute
kupton?
nuk duhen lënë bëma
(as më e vogla gjurmë)
në këtë jetë
se ti shkon
e pastaj të tjerat i marrin të gjitha me mend.
iu largova paksa thelbit të kësaj bisede dhe u zgjata
më fal
ajo që desha të them është
se më pëlqejnë të gjitha gjërat
të përshkueshme nga drita…

 

KJO DHIMBJE ËSHTË IMJA

dhimbja ime është një pemë
mos e trazo
fruti, të piqet, pret stinën e tij
si një pemë që nuk arrin të prodhojë mos e mendo
pllenim i përshtatshëm
i domosdoshëm është

mos ma trazo dhimbjen
mos ma trazo dhimbjen
kjo dhimbje është imja ta mbaj
unë jam ajo pemë
me dhimbjen e saj
unë pema
ti fermeri,
kjo shtëpi, është toka …
gërmon
mbjell
ujit
dhe ashtu si njëherë e një kohë dashurinë
e sheh tek rritet

kush mbjell dhimbje
mbledh lotë (etja vijon)
kush ndjen dhimbje
lëshon lotë (paqja vijon)

në horizont
unë shoh
një pemë të qeshur
brenda trungut në vaj
dyzet herë shartuar,
dyzet fruta të pjekur
ajo,
ajo që do të rilindem pastaj.

 

RRITJE
nga cikli i poezive për Cody-n

Aty,
mes këndit të majtë të poltronës dhe fundit të murit të korridorit
dhëmbi yt i fildishtë…
Sigurisht duhet të më ketë rënë nga dora
ndërsa nxitoja ta fshihja nga ti atë mëngjes
kur gjete monedhën e artë nën jastëk
në shkëmbim.
Kishe një buzëqeshje të hatashme në fytyrë:
Zana e Dhëmbëve të Rënë te Qumështit kishte ardhur e kishte ikur.
Është i rrumbullakët, si një perlë, i sheshtë.
E megjithatë mund të kafshojë.
Mban mend klithmën time, kur ti më kape thithën e gjirit me dhëmbë dhe e kafshove aq fort
duke e tërhequr në maksimum sikur po luanim një lojë?
Oh, si mu renditën përpara syve të gjitha fytyrat e dashurisë!
Dashuri e njelmët!
Dashuri egoiste, dashuri e rrallë,
Dashuri e vrazhdë e dashuri që vret
Dashuri e përkohëshme
Dashuri e përjetëshme e dashuri që pret…
Dhëmbë të mire-kalë i mirë,
Dhëmbë të këqinj – kalë i keq.
Sa “kuaj” të këqinj atje..
në atë vend ku dhëmbët e mençurisë nxirreshin me darë
e molarët me një fije peri të bardhë.

Majucë dhëmbët e tu,
të mprehtë,
dhëmbë të qeshur
të fortë…
Sa herë bien e dalin dhëmbët në jetë?
dy herë i vogli im, natyrisht vetëm dy herë:
njëherë aty rreth të shtatave
dhe pastaj atëherë kur..
të gjitha mollët i kemi kafshuar
të gjitha kockat i kemi zhveshur
të gjithë thonjtë i kemi ngrënë
e të gjitha mëritë i kemi bluar.

….dhëmbë që feksin, dhëmbë dashurie, gojëmjalti im!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s