Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

D a s h u r i !

Je veshur me pëlhurën qiellore
Diçka brenda shpirtit të trazon
Era të valëzon me afshin diellor
Me flakët e puthjes pëlhurën
don ta shkrijë!

Ta shkrijë dhe vështrimin e syrit
Të ngjizur me dritë dhe bukuri
Mbi tokë të shpërndajë farëra
Që dashuri të reja të mbijnë…!

Të rriten njerëz më të mirë në botë
Mbështjellur me këmishën e jetës
Qëndisur me pjalmimin e lules…
Që skalbet nga sëmundjet e kohës!

 

KUR FLET MENÇURIA

Kur është në lartësi
Mençuria flet me vendqëndrim
Barabar për të gjithë
Qetëson e zhduk dhimbje
Në peshoren e drejtësisë
Dashuria pajtim s’ka me interesin
Ndonëse rruga është tepër e ngushtë
Zgjatimi e rrokullisja mund të ndodhin orë e çast
Krenaria i shtrin duart realitetit
E drejta për të ndëshkuar shafitet
Frytet e saj i shijojnë të diturit.

 

KOHË E SËMURË

Kur vjell tym e frymën qet
Ndotet ajri e prishet koha
Zemra mendja e trupi flet
Dalngadale po sëmuret bota

Vdekja bie me shi pluhuri
Toka digjet deri në qiell
Të gjorët njerëz seç i zuri
Luftë bëjnë akulli me diell

Nis e sos prej fillimi
Shpirti lypte vend në qiell
Në tokë vdekja e mundi
Her me luftë sëmurje kancer

“Luftë e yjeve” ku më je
Në hapësirat qiellore
Hidhna bar shërues mbi dhe’
T’shërojmë kokat njerëzore.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

%d bloggers like this: