Dedë Shkurti, një jehonë e përjetshme e zërit të fateve të atdheut të tij! / Nga: Agron Shele

Dedë Shkurti, një jehonë e përjetshme e zërit të fateve të atdheut të tij!

Ndodh që njerëz edhe pse nuk i ke takuar kurrë, por thjesht nga bisedat elektronike dhe bashkëpunimi përmes faqes ATUNIS, të krijojnë ndjesi të bukura dhe të lerë gjurmë të pashlyeshme në memorie. Kështu ndodhi dhe me autorin Dedë Shkurti, i cili përmes diskutimeve për Letërsinë, por dhe bisedat rreth kohezionit shqiptar , të krijohej një lloj afiniteti dhe respekt i veçantë. Deda ishte njeri i shqetësuar, reflektar ndaj çdo padrejtësie dhe për më tepër njeri që posedonte energji pozitive dhe optimiste përmes vepërs së tij. Lexoja me vëmendje poezitë e tij, sepse zëri i tij poetik ishte më shumë se një rrebelim për gërmadhat e ngritura në ngrehinat e një vendi që ka mbetur në trazicion thuajse të përjetshëm , mprehtësinë e gjykimit për atë se çfarë ndodhte dhe si duhej të kapërceheshin këto reminishenca hije, dhe vërtet ndieja obligimin e tij intelektual, si devotshmëri që duhet të na shërbejë të gjithëve për të ndërtuar një atdhe të integruar e të begatë për të gjithë. Miku im Nikollë Loka më njoftoi për këtë humbje të parakohshme, për këtë largim kaq të papritur që la pas një familje të pikëlluar dhe miqtë e shokët e tij të trishtuar. Nuk mund ta besoja dot, sepse jo më shumë se para disa kohësh kisha komunikuar dhe ai plot pasion shprehej për projektet e ardhshme, skicat e papublikuara, por dhe angazhimin më shumë të intelektualëve për ndikim më të fortë në integritetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Jeta është ndërtuar e tillë, të shkëput nga gjithë ëndrrat dhe dëshirat për të nesërmen, por rikthen dhe ato gjurmë që me skarifica, përpjekje e pasion ke ndërtuar dhe përkufizuar emrin tënd. Kështu është dhe me autorin Dedë Shkurti, një autor i cili endet olimpit poetik, si shkrepëtimë e largët që reflekton dritësinë e një vepre të lënë pas.
U prehsh në paqe Dedë!

 

E K Z E K U T I M I

Varfëria mbillte shpresa të thara tribunash,
Oratorët u hidhnin copa lehjelimesh.
Ai këndonte netëvonash, ua lehtësonte gjumin
Nën dashuri të përndezura yjesh.

Oratorët qenë pa gjumë me pisin që u lahej në dorë,
Kthenin shpinat prej epsheve buçnore me mastra
Kënga majë lafshe shkundëte varfërinë vorfnorëve
Nën qiej, shpirtra dhe zemra të pastra.

Një çerek shekulli nuk u gjet një model,
T’i çonte të varfërit në bregun e fjalës së dhënë.
Me këngën e pashoqe për ta dhe yjet ai Gjel,
Ua ringjallte shprsat me e pa hënë.

Oratorët i tërbonte ajo këngë
Që i kundërvihej Teknologjisë së Lartë të Billit
Me thika e sqepar ndër dhëmbë,
Ekzekutuan Gjelin në ndërrimin e vitit.

Ua thanë të varfërve ta përligjnin atë vendim,
Ka kënduar pa leje, pa autorizim.

@Dedë Shkurti

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s