Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

FJALËDHËNË
(Fisit tim iliro-dardan)

Në njëqind jetë
Të jetëve
Të njëjtën fjalë
E kanë fal.

Fatin
Edhe unë e ndajë
Me vdekjen
Për plisin e bardhë.

E kanë thënë
Brezat e mij
Kur kokën e lanë
Për tokën.

Asnjë pëllembë
Të Gjergjit
Nuk falët
Pa gjak.

E them nga shpirti
Asnjë ëndërr nuk e dua
Para dritës
Se diellit.

Tokës i falëm
Për trëndafilat.

Dritës i them
Të falëm për takimin
Me zotnat.

 

HARTA E ILIRISË

Nënë,nëse nuk është vonë
Vizatoma hartën e Ilirisë
Deri ku i kanë thënë bukës,bukë
E ujit,ujë.

Mos ma harro Itakën
Kur Homeri ecte tërë ditën me fenerë
T´i njoh më mirë pellazgët e fisit të tij.

Nënë,ma kërkojnë brezat që po vijnë
Deri ku shkruhej harta e atdheut të dijnë.

Krejt Sangjakun vizatoma me plisa të bardhë
Vëje secilin gur e mur të malësorëve të rënë
Për Çakorr dhe Plavë e Guci.

Mollën e kuqe pikturoma me ngjyrat e dhjetorit të ferrit.

 

A JETOHET PA LIRI

E di kur qeshni
Me lirinë time
Dhe nuk ka Zot
Që juve ju beson.

E di se nuk keni asnjë kujtim
Nga lufta as nga paqja
Për ju të gjitha betejat
Janë të humbura.

As jeta nuk ju beson më
Fytyra Apokalipsi mbani
Vdekjet përherë janë burrërore
Por,mjerisht nuk ju takojnë.

Mos pyetni kurrë më
Për dritë të diellit nëse ekziston
Toka është keq që ju e shkelni
Ecni me sy të vërbër.

Jetoni nëse jetohet pa liri
As vdekjet më nuk ju takojnë.

 

NËSE LUTJEN E MARRIN YJET
(Një lutje Norës, ish,nx. Tani studente e mjeksisë,që pësoi aksident)

Më thuaj
Buzëqeshjen ia fal hënës
A nënës
Trimërinë babait
A diellit.

Këngën
Vargut të motrës.

Vëllait
Syrin e ylberit.

E njëmilionta ngjyrë
E pafajsisë
Sonte je.

Piktura më e bukur
Se vetë Mona Liza.

Mos e harro emrin
Nora.
E ke nga legjendat
Për tokën e lirë.

Edhe njëqind herë të lindesh
Kurrë nuk je ma e mirë se sot
Për Rugovën që të fal lutjen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s