Poezi nga Mumin Zeqiri
Heshtja që vret
Kot shterroj pyetje ku isha e do të jem,
o heshtje që vret, kohë pa shtat drite,
nuk jam unë Krishti, jo as Prometheu,
por një kurm amalgam nga ashti mishi.
Njëherë s’u deha dashuri ndaj s’kërkoj,
e pi hidhërimin si një pikë verë dhuratë,
i puthi stinët si n’egzil e prek qiellin errët,
pafundësi e hiç ku rrëmohet figurë njeriu.
Unë të fali dashuri
Unë të fali dashuri le të fali dhe bota,
ndaj kur ikë nga vetja pyete ndërgjegjen,
të falin gjurmë shpirti skicuar dhimbje dritësyri,
a të falë loti kripur në natë i vrarë ndër kohëra?!
Nën gjethe të kalbura
Do të vij me fondet e shpirtit sfilitur,
zënë peng nën gjethe të kalbura,
Sizif i përflakur i shkelur kohë shirash,
lotin në qerpik ngrirë nën rreze dielli.
Ti baltë moçali kallkanosur varri,
ti që më rrin var në qerpik syri,
ti var në ijë e mbi vetull verig,
nga ti që dhe epitafi do t’drithërijë.
O qiell i zbehtë me sy miop pranvere,
të falem se potretin tënd s’e lexova dot,
kam bredhur shtatit tënd si ujk i uritur,
shijova më shumë huqe, të mira një rastësi?!
Njeriu dhe njeriu
Ti qenie oreks lakmie varrmihëse,
veshur kolorit petku përhumbjesh,
shpërfaq fletore kujtese dhe lexo,
dhimbja e plagëve të lënduara nuk
zhbëhet me elozhe e me zhurmë fjale.
Jo, me sorollatje sysh xixëllonjës yshtës,
kur përflaket shpirti i dlirë nga lëndimi,
s’zhgulen gjurmët e thonjve tu ngul në ijë,
dhimbja s’lahet as me vaj, as psherëtima,
s’njeh fiksuar iluzioni rikthim kodkesverbërie.
Shiko o njeri njeriun në sy larg ngjyre, religjioni,
barte mendjen andej ku hijenat përpijnë fëmijë,
i përkasin dikuj, janë pjellë njeriu nga cili kod vriten,
shuhen; ndaj shih o Hy, në të ka ikur nga syvrojtimi,
njëherë ashtu si ndër kohëra po atë tërbuar, njeriun!