Poezi nga Raimonda Moisiu

Poezi nga Raimonda Moisiu

 

Nga tempulli i kaltër i Pafajësisë sime

Natë…
Tres shikimin..
nëpër stinët e jetës sime,
sa humbas në vorbullën e tyre,
Duke folur me veten.
I thërres magjisë së jetës!
Ajo…!
Si një shtjellë,
Më tërheq nga sytë e mi blu,
Më thërret për diku….
Nëpër tunelin e natës…!
.-.
Një dritëz …shfaqet diku…,
Ec, nisem, vrapoj drejt saj,
Duke u rrëzuar e ngritur sërish,
Si një njeri që po ngrin mes dëborës,
Dhe vetëm ecën përpara,
Nuk ndalon askund,
Që të mos vdesë…!
.-.
Paska një të carë ky burgu i natës ,
Një tunnel të vockël ,
Sa për të kaluar,
Unë !
.-.
Më duhet të ngrihem sërish,
U rrëzova për pak,
I ndjej këmbët,
Që rendin tani,
Rendin….
Si një mace që kërkon e hutuar,
Kotelen e saj që ….
Ja….. ku mjaullin diku…!
.-,
Llampa e Aladinit,
Më pëshpërin,
Për mrekullirat e një kopështi,
Që është diku tej …..
Është kopështi,
I një dashurie të re,
Plot trëndafilë….,
Të vaditur nga vesa e mëngjesit ,
Ndërsa unë….,
Prisja mbi supet e brishta,
Litarët e valë dhe të trishtueshëm,
Të lotëve!

 

Endem……

Endem nëpër qytet me këmbët e mpira,
nga lodhja. E di që
diku në një cep të këtij qyteti,
prehesh përjetë !
“Mëkatove” në dashuri,
Më tradhëtove përherë të parë,
U martove me përjetësinë—

Ndër duart e mija – plot lule karafilash,
dhe një qiri….

Karafilat do t’i vadit me lotët e mi,qiriun
do e ndez me flakën e dashurisë tënde,
Që nuk është shuar ende te unë!
“…..mbi varrin tënd ku flenë:
Kujtimet më të ëmbëla,
Të brishta, si ëndërra që zhgënjejnë,
Të mbetura si gjysmë hije,
Si mjegullat e vjeshtës,
Si të ftohtët e dimrit,
Si zbraztësitë e trishtimeve, nga
trupi im….

Lulet e oborrit tonë që aq shumë,
I kam dashur më parë, tani
i shikoj me indiferencë… Të mjerat
nuk ma dridhin më zemrën si
atëherë….

Me sy të kërkoj rrugëve të këtij qyteti,
Edhe pse e di ku fle ditë-natë…
A thua do të shoh një ditë??!
Me sytë e mij të lotuar, me
fytyrën time të zbehtë si mermeri, me
lotët si shiu që rrëshqasin, nga
sytë e mij, me
të qarat si të një fëmije,
të zënë në faj..!

E mbërthyer jam prej mëkatit, që
nuk të shoh më..!

Edhe sa kohë…sa kohë, do
që të kthehesh?? Apo
ti

pret
muuuaaa
me
një tufë
trëndafilash e një qiri……

Raimonda MOISIU
Jacksonville, Florida

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s